Flash

Zvicra akuzon hapur për favore ndaj Argjentinës, Yakin e Freuler: “Nuk e di çfarë bën ky arbitër në Botëror”

Murat Yakin, polemizoi për atë vendim, duke deklaruar se, po të kishin mbetur ekipet me numër të barabartë lojtarësh, rezultati do të kishte qenë ndryshe.

Lapsi.al 13 July 2026

Polemikat arbitrare përfshinë edhe Argjentinë-Zvicër. Në një mënyrë apo në një tjetër, ndeshjet e Selección përfunduan në qendër të vëmendjes. Kështu kishte ndodhur në 1/8-at ndaj Egjiptit, ndërsa çerekfinalja u shënua nga përjashtimi i Embolo, autor i një simulimi të pamend, i ndëshkuar me kartonin e dytë. VAR ndërhyri, arbitri e përjashtoi. Në gjysmëfinale do të luhet Argjentinë-Angli. Pas ndeshjes, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, polemizoi për atë vendim, duke deklaruar se, po të kishin mbetur ekipet me numër të barabartë lojtarësh, rezultati do të kishte qenë ndryshe.

Yakin: “Na dhemb shumë, me njëmbëdhjetë lojtarë do të kishim fituar ne”

Kartoni i kuq ndaj Embolos është tashmë pjesë e historisë së këtij Botërori, sidomos për Zvicrën, e cila u rikthye mes tetë më të mirave pas më shumë se shtatëdhjetë vitesh. Yakin, i cili e çoi ekipin në çerekfinale të Botërorit, pasi kishte bërë të njëjtën gjë në Europian dy vjet më parë, menjëherë pas ndeshjes përdori fjalë të forta, duke drejtuar gishtin nga arbitri: “Natyrisht jam krenar për skuadrën time dhe për mënyrën se si u rikthye në lojë. Pas rezultatit 1-1 kishim vrullin në anën tonë: njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë sot do të kishim fituar ne. Na dhemb shumë. Në fillim nuk kishte asnjë arsye për të ndëshkuar lojtarin argjentinas; fakti që një gabim i arbitrit përfundon duke sjellë një vendim në disfavorin tonë nuk është pjesë e futbollit. Më vjen keq sidomos për lojtarët e mi”.

“Ky rregull nuk ka lidhje me futbollin”

Më pas ai vijoi duke shtuar: “Është një rregull që nuk ka asnjë lidhje me futbollin. Sot i paguam pasojat e saj. Për mua është krejtësisht e pakuptueshme: ajo rregull na e prishi ndeshjen. Më parë kishte pasur situata me këmbë të shtrira dhe goditje me bërryla, por nuk ndodhi asgjë. Embolo është i shkatërruar. I dhemb atij, na dhemb edhe ne”.

Freuler shumë i ashpër: “Nuk e di çfarë bën ky arbitër në Botëror”

Remo Freuler, një nga veteranët e ekipit, u hodh kundër arbitrit: “Ai karton i kuq ndryshoi gjithçka. Të luash 50 minuta me një lojtar më pak kundër Argjentinës ishte vendimtare. Nuk e kuptoj se si VAR mund të ndërhyjë në një situatë të tillë, është thjesht një katastrofë. Nuk e di çfarë bën ky arbitër këtu. Edhe argjentinasit u rrëzuan disa herë në pjesën e parë. Pse VAR nuk ndërhyri? Nuk e kuptoj”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI