Flash

Rama jashtë realitetit? Kërcënon protestuesit se do t'ia ndalë hyrjen në trena

Lapsi.al 2026-10-21 12:37:09

Rama jashtë realitetit? Kërcënon protestuesit se do t'ia

Ka momente kur propaganda bëhet aq bajate, saqë linja logjike humbet duke kaluar në një zinxhir gënjeshtrash, që nuk mund t'i përtypë askush. Kjo ka ndodhur sot me Edi Ramën që duke kërcënuar protestuesit e dhunshëm ka thënë se do t'i ndëshkojë ata duke ua ndaluar udhëtimin në aeroporte, në hotele, madje edhe në trena. (Ku janë trenat?)

"Patjetër që do të vendosim në një regjistër të veçantë njerëzit e dhunshëm dhe patjetër që do t'i mbyllim shumë aksese, nëpër aeroporte, nëpër hotele, nëpër trena, nëpër të gjitha mjetet e transportit dhe kemi nisur punën me vende të Bashkimit Europian për t'ua ndaluar aksesin në këto vende si njerëz të dhunshëm" u shpreh Rama.

Që këto kërcënime janë pallavra, këtë e kupton i madh dhe i vogël. Me çfarë vendimi mund t'i ndalohet një qytetar të hyjë në aeroporte apo në hotele? Çfarë mendje e çoroditur është ajo që prodhon ide të tilla për të ndëshkuar qytetarët që ngrihen në protestë? Për më tepër, si mund t'ia ndalosh udhëtimin në trena njerëzve, kur trenat nuk ekzistojnë?

Projekti i një treni të premtuar nga Rama dhe Balluku ka vite që zvarritet dhe ende nuk ka një datë përfundimtare se kur do të mbarojë. Deklarata e Ramës vjen pas disa ditësh plot stres për kryeministrin, pasi ndaj tij është lëshuar një mllef i paparë popullor që i kërkon të dorëhiqet për shkak të korrupsionit dhe lidhjet me krimin. Por Rama siç duket, nuk e koncepton dot dorëheqjen. Më lehtë e ka të imagjinojë se në Shqipëri ka trena.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

When a sentence in the studio costs 100 thousand lek

Six decisions signed by the AMA on October 30, for alleged violations of ethical standards and broadcasting statements that, according to the authority, incite hatred or justify violence. The fines have opened a debate on the limits of freedom of expression and the responsibility of television stations, while journalists see them as a form of pressure that risks encouraging self-censorship in studios and editorial offices.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI