Flash

“Parlamenti i krimit!”/ Protestë para Kuvendit gjatë Konferencës së Kryetarëve

Lapsi.al 2026-09-08 13:41:00

“Parlamenti i krimit!”/ Protestë para Kuvendit gjatë

Zemërimi popullor u zhvendos sërish përpara dyerve të pushtetit.

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh janë grumbulluar këtë të martë përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit, pikërisht gjatë kohës kur brenda po zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, duke e kthyer hapësirën përreth në një arenë të drejtpërdrejtë proteste kundër regjimit.

Me flamuj kuqezi në duar dhe me thirrjet e fuqishme “Turp, parlamenti i krimit!”, protestuesit denoncuan kapjen e institucioneve dhe arrogancën e mazhorancës. Nga pragu i godinës parlamentare, aktivistët i bënë thirrje mbarë qytetarëve për të vërshuar në masë pasditen e sotme në shesh, për t’i prerë rrugën vendimmarrjeve të njëanshme dhe fasadës parlamentare.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me sytë katër

PAPARAZZI