Flash

Ministria e Shëndetësisë konfirmon helmimin e fëmijëve në Vlorë

Lapsi.al 2026-11-07 13:10:24

Ministria e Shëndetësisë konfirmon helmimin e fëmijëve

Pesë raste pediatrike me simptoma të gastroenteritit janë regjistruar në Spitalin Rajonal të Vlorës brenda dy ditëve të fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.

 
Katër fëmijë janë paraqitur gjatë ditës së djeshme, ndërsa një rast tjetër është evidentuar ditën e sotme.

“Pas konstatimit të rasteve, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, specialistët e së cilës kanë mbërritur në spital dhe kanë marrë mostrat për kryerjen e analizave përkatëse laboratorike.

 
Aktualisht, autoritetet shëndetësore kanë nisur hetimin epidemiologjik dhe vlerësimin laboratorik për të identifikuar shkakun e shfaqjes së këtyre rasteve.

Ndërkohë, Spitali Rajonal i Vlorës, në bashkëpunim me strukturat e shëndetit publik, po monitoron situatën dhe po ndjek procedurat e nevojshme për vlerësimin dhe menaxhimin e saj.

Deri në përfundimin e analizave laboratorike, shkaku i rasteve mbetet ende i papërcaktuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI