Flash

Brad Pitt kërkon një rol në filmin e ri të James Bond: “Do të doja të luaja kundërshtarin e tij”

Lapsi.al 17 November 2026

Brad Pitt kërkon një rol në filmin e ri të James Bond:

Aktori i njohur Brad Pitt duket se ka një rol të preferuar në filmin e ardhshëm të James Bond: atë të antagonistëve që do të përballen me agjentin 007, të interpretuar nga Robert Pattinson.

Pitt nuk e ka fshehur entuziazmin për zgjedhjen e Pattinson si James Bond i ri, duke e cilësuar atë një vendim shumë të mirë. Gjatë premierës në Los Angeles të filmit të tij të ri, The Further Mis-Adventures of Cliff Booth, aktori u pyet nëse do të pranonte të luante përballë Pattinson në filmin e ardhshëm të sagës.

Përgjigjja e tij ishte pozitive. Duke iu drejtuar me humor Pattinson dhe regjisorit Denis Villeneuve, Pitt tha se do ta dëshironte një rol të tillë.

“Do të më pëlqente ta bëja. Do të isha i gatshëm”, u shpreh Pitt, përpara se të përmendte Javier Bardem, i cili interpretoi personazhin negativ Raoul Silva në filmin Skyfall (2012), përballë James Bond-it të Daniel Craig.

“Javieri im e bëri aq mirë atë rol. Është një nivel i lartë për t’u arritur, por do ta merrja përsipër sfidën”, shtoi aktori.

Pitt gjithashtu vlerësoi karrierën e Pattinson dhe zgjedhjet e tij artistike, duke e konsideruar një aktor me shumë potencial.

“Më pëlqen ideja. Më pëlqen ajo që ka bërë deri tani. Më pëlqejnë zgjedhjet e tij. Mendoj se është vërtet i talentuar”, u shpreh ai.

Robert Pattinson u konfirmua si James Bond-i i ri nga Amazon MGM Studios, duke marrë përsipër një prej roleve më ikonike të kinematografisë. Ai do të drejtohet nga Denis Villeneuve, ndërsa filmi i ri pritet të sjellë një kapitull të ri për sagën e famshme.

Të këshilluara

Grammy 2027: Lista e nominimeve

Së fundmi janë shpallur nominimet për edicionin e 69-të të çmimeve Grammy, duke sjellë surpriza, rekorde historike dhe dis...

18:29

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI