Flash

Ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore

Lapsi.al 26 September 2026

Ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt, ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave, ku i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Vizita e Wendt zgjati pak më shumë se një orë, ndërsa me këtë akt diplomatik, ai nis zyrtarisht detyrën si përfaqësuesi më i lartë i Uashingtonit në Tiranë, duke i dhënë fund një periudhe prej thuajse tre vitesh gjatë së cilës misioni diplomatik amerikan drejtohej nga të ngarkuar me punë.

Ceremonia zyrtare e pritjes u mbajt në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Pas dorëzimit formal të letrave kredenciale, Presidenti Begaj dhe Wendt zhvilluan një takim kokë më kokë. Eric Wendt vjen në këtë detyrë me një karrierë të gjatë e me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kombëtare dhe diplomacisë ushtarake. Ai ka shërbyer për më shumë se 34 vite në Ushtrinë e SHBA-së, ku mbajti gradën e Gjenerallejtnantit. Ndër të tjera, Wendt ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s, ku ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me trupat dhe drejtuesit e mbrojtjes së Shqipërisë, si dhe ka shërbyer pranë Departamentit të Shtetit në Ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem si Koordinator i Sigurisë.

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI