
Princi Domenico Antonio Pallavicino, 82 vjeç, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe t’i përgjigjet zhurmës në mediat sociale rreth romancës së tij të supozuar (madje edhe martesës) me aktoren dhe ish-modelen Manuela Arcuri, 49 vjeçe. Kjo e fundit e ka mohuar martesën më herët.
"A do të martohem në dhjetor? Jo. Nuk do të ketë martesë", - tha princi që ka njoftuar veprime ligjore kundër atyre që kanë postuar fyerje dhe komente ofenduese.
"Që nga fillimi, avokatët e mi e kanë monitoruar nga afër situatën çdo mëngjes. Në këtë drejtim, ata që deri tani kanë publikuar fyerje dhe ofendime dhe kanë përhapur e ndarë komente të shtrembëruara, ofenduese dhe dëmtuese për nderin dhe reputacionin tim dhe të znj. Manuela Arcuri do të bëhen përgjegjës para gjykatave përkatëse penale dhe civile", - shpjegoi ai në një deklaratë.

Më pas shtoi: "Me anë të kësaj njoftoj se çdo shumë e dhënë si kompensim për dëmet do të dhurohet plotësisht për iniciativa dhe organizata bamirëse."
Pallavicino është trashëgimtari i fundit i një prej familjeve fisnike më të vjetra dhe më me ndikim të Italisë, historikisht të lidhura me Gjenovën. Marrëdhënia midis të dyve thuhet se ka lindur herët.
Ata u takuan për herë të parë në vitin 2023, kur aktorja u zgjodh si zëdhënëse e Fondacionit Pallavicino, një organizatë e dedikuar për mbrojtjen dhe promovimin e koleksionit të artit të familjes dhe mbështetjen e iniciativave bamirëse.
Aktorja i mohoi kategorikisht thashethemet dhe princi tani ka vendosur të ndërhyjë, duke njoftuar veprime ligjore kundër atyre që kanë përdorur gjuhë urrejtjeje, fyerje dhe ofendime. ©LAPSI.al