Flash

“Sytë e të dashuruarve”/ Çifti amerikan koleksionon bizhuteritë misterioze 

Lapsi.al 27 September 2026

Teksa po kërkonin sende antike, një sy i tërhoqi vëmendjen Davidit dhe Nan Skierit. Çifti amerikan po kërkonte “thesare” në Panairin e Antikiteteve në Bosto. Davidi, një oftalmolog që ka dalë në pension ishte i apasionuar për historinë. 

Syri ishte pikturuar në unazë të zbukuruar me smalt blu, diamante dhe perla. Ata nuk kishin parë kurrë diçka të tillë. 4 dekada më vonë, çifti ka mbledhur 158 nga këto miniatura misterioze me sy të pikturuar në bizhuteri dhe objekte të tjera të vogla, të quajtura "sytë e të dashuruarve". 

Ato u bënë të njohura për herë të parë në Anglinë Gjeorgjiane (1714 - 1837) si simbole të vogla dashurie, pasioni ose zie. Ato janë të shpërndarë nëpër muze të mëdhenj si Muzeu Victoria & Albert në Londër dhe Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork. Por çifti Skier nga Alabama beson se ka koleksionin më të madh në botë. Për të kanë hapur një ekspozitë dhe kanë botuar një libër.

“Shpesh themi se kur e blemë këtë unazë, ajo erdhi me një paralajmërim dhe me një histori”, thotë Nan Skier.

Historia thuhet se nisi me Mbretin George IV të Anglisë, atëherë Princ i Uellsit, dhe dashurinë e tij të fortë për një katolike të thjeshtë, Maria Fitzherbert. Ata u martuan në mënyrë të paligjshme dhe fshehurazi pas një sërë përpjekjesh dramatike nga mbreti i ardhshëm për ta joshur atë, përfshirë dërgimin e një pikture të vogël me bojëra uji të syrit të tij. 

Në fund të jetës së tij, ai u varros me një vizatim të syrit të saj. Gjesti romantik nisi si një trend dhe rreth vitit 1790 deri në vitin 1830, artistët e miniaturave filluan t'i vendosnin sy të vegjël në xhevahire si kujtime të çmuara. Por, si shumica e objekteve që kanë mbledhur, çifti Skier nuk dihet se syri i kujt është në unazë, megjithëse datohet rreth vitit 1790.

“Nuk dimë asgjë për datën. Kjo është pjesë e intrigës së syve të të dashuruarve”, shpjegoi David Skier. “Ata u bënë anonimë”. Koleksioni përfshin unaza, varëse dhe byzylykë, por shfaqen edhe objekte të tjera, duke përfshirë një gjilpërë me shkop, kuti të veshura me kadife, një portofol dhe një filxhan çaji. Disa objekte mbajnë mbishkrime, të tjera përmbajnë tufa flokësh. 

Ekzistojnë edhe nëngrupe objekte ku janë pikturuar buzë sensuale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI