
Prej disa orësh po qarkullojnë raportime se Inez Hajrulla, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, mund të jetë rrëmbyer nga persona të lidhur me grupet rivale. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një rrëmbim. Familjarët e Hajrullës kanë bërë të ditur se prej dy ditësh nuk kanë kontakte me të, por nuk kanë paraqitur kallëzim në polici. Mungesa e një denoncimi zyrtar dhe e të dhënave të konfirmuara mban të hapura pikëpyetjet mbi atë që mund të ketë ndodhur.
Hajrulla është në kërkim nga SPAK pas urdhër-arresteve të lëshuara në mars 2026. Ai akuzohet për vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe dyshohet për përfshirje në trafik narkotikësh. Më herët, Hajrulla u ka shpëtuar disa operacioneve të policisë për arrestimin e tij.