Flash

Ryan Reynolds shpërthen ndaj Justin Baldonit në mesazhe private: “Grabitqar dhe sociopat”

Lapsi.al 11 October 2026

Ryan Reynolds shpërthen ndaj Justin Baldonit në mesazhe private:

Ryan Reynolds nuk i ka kursyer kritikat ndaj Justin Baldonit në mesazhe private me shkrimtaren Colleen Hoover, të cilat janë bërë publike së fundmi përmes dokumenteve gjyqësore.

“Më duket e pabesueshme që të gjithë ata që punuan në film u larguan nga një person si ai që sipas meje është grabitqar dhe sociopat, ndërsa në fund fajin po ia vënë gruas”, shkroi aktori i “Deadpool”, duke iu referuar Blake Lively-t dhe situatës me Justin Baldonin, në një mesazh të datës 10 gusht 2024.

Bashkëshortja e Reynolds, Blake Lively, paraqiti një ankesë kundër Baldonit në dhjetor të vitit 2024, duke e akuzuar për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të Colleen Hoover. Baldoni i ka mohuar akuzat.

Mesazhet u shkëmbyen në një kohë kur Lively po përballej me kritika gjatë promovimit të filmit, i cili trajton dhunën në familje dhe ku Baldoni ishte njëkohësisht regjisor dhe aktor.

“Është e pabesueshme se sa larg mund të shkojnë njerëzit”, shkroi më tej Reynolds. “Por njerëzit tashmë kanë filluar të flasin dhe së shpejti dikush do të dalë publikisht për të treguar të vërtetën.”

Hoover iu përgjigj duke thënë se, sipas saj, kritikat më të zhurmshme vinin kryesisht nga adoleshentë 13-vjeçarë, të cilët pas disa vitesh mund të ndiheshin në siklet për mënyrën si kishin menduar.

“Është mirë të dëgjosh se opinioni po fillon të largohet prej tij”, u përgjigj Reynolds.

Në një tjetër pjesë të bisedës, aktori ironizoi mënyrën se si Baldoni po menaxhonte krizën e imazhit dhe marrëdhëniet me publikun. Ai shkroi një bisedë të imagjinuar mes regjisorit dhe ekipit të tij të komunikimit.

Sipas mesazhit të Reynolds, ekipi do t’i sugjeronte Baldonit të vazhdonte të fliste për dhunën në familje dhe të lavdëronte Blake Lively, ndërsa ata do të merreshin me reagimet në internet. Ai ironizoi gjithashtu mënyrën se si Baldoni paraqitej publikisht si një person me bindje feministe dhe me një qëndrim të ndjeshëm emocional.

Në versionin e imagjinuar të bisedës, Reynolds i atribuoi Baldonit një përgjigje fyese ndaj Lively-t. Sipas dokumenteve gjyqësore, Hoover reagoi duke qeshur ndaj këtij mesazhi.

“Unë mendoj se e vërteta për të po del dalëngadalë në dritë”, shkroi Reynolds.

Në një mesazh tjetër, të dërguar më 9 gusht 2024 te agjenti i tij, Warren Zavala, Reynolds e përshkroi Baldonin si një person pa rëndësi, ndërsa komentonte suksesin e filmit.

Një burim pranë aktorit i tha Page Six se Reynolds po përpiqej të mbronte bashkëshorten e tij, e cila, sipas burimit, ishte vënë në shënjestër nga një ekip i marrëdhënieve me publikun i punësuar nga Baldoni. Burimi pretendoi se e njëjta kompani ishte akuzuar për taktika të ngjashme në të paktën pesë padi të tjera.

Baldoni i ka mohuar akuzat e Lively-t dhe kishte ngritur një padi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe zhvatje kundër saj, Reynolds dhe ekipit të tyre të marrëdhënieve me publikun. Kjo padi u rrëzua në qershor të vitit 2025.

Në maj të vitit 2026, Lively dhe palët e tjera të përfshira në çështjen e saj arritën një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI