Flash

Bratu e Klafuric, shkolla të ndryshme e telashe të njëjta: derbi “rishtarësh” në Partizani-Tirana

Derbi i kryeqytetit do të jetë edhe përballja e parë mes dy trajnerëve, rumunit Florin Bratu të Partizanit dhe kroatit Dean Klafuriç të Tiranës.

Lapsi.al 11 October 2026

Bratu e Klafuric, shkolla të ndryshme e telashe të njëjta: derbi

Derbi i kryeqytetit do të jetë edhe përballja e parë mes dy trajnerëve, rumunit Florin Bratu të Partizanit dhe kroatit Dean Klafuriç të Tiranës. Dy teknicienë me filozofi dhe shkolla të ndryshme, por që vijnë në këtë sfidë me një realitet të përbashkët: vetëm nga një fitore në pesë javët e para.

Një derbi i madh, një përballje e parë dhe dy trajnerë që kërkojnë kthesën. Partizani i Florin Bratu dhe Tirana e Dean Klafuriç takohen për herë të parë me trajnerët respektivë në pankinë, në një sfidë ku presioni është po aq i madh sa rëndësia e pikëve. Bratu vjen në këtë derbi me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e para dhe me konflikte me senatorë në dhomat e zhveshjes. Bilanc që nuk i përgjigjet pritshmërive të një skuadre si Partizani dhe që e bën derbin një test të rëndësishëm për teknikun rumun. Disfata në derbi ka hedhur në erë pankina edhe më parë dhe Bratu e ka më se të qartë se koha po shtrëngon. 

Në krahun tjetër, edhe Klafuriç nuk është se ka bërë shumë, edhe ai i ndalur te vetëm një fitore në pesë javë. Por situata e kroatit ka një tjetër nuancë. Tirana e tij ka arritur të shmangë humbjen në tri ndeshjet e fundit radhazi, duke dhënë sinjale të një stabilizimi gradual. Dy shkolla të ndryshme futbolli përballë njëra-tjetrës. Bratu, me eksperiencën e futbollit rumun dhe një skuadër që kërkon të rikthehet te ritmi i fitoreve. Klafuriç, trajneri kroat që kërkon të ndërtojë një Tiranë më të qëndrueshme dhe konkurruese. Në një realitet të komplikuar për të dyja skuadrat në këtë fillim sezoni, derbi nuk është thjesht një ndeshje për prestigj, është mundësia për të ndryshojë kursin e skuadrës së tij. Bratu apo Klafuriç? Rumuni apo kroati? Derbi i parë mes tyre vjen në një moment kur të dy kanë nevojë më shumë se kurrë për një fitore.

Situata delikate që përsëritet prej vitesh 

Partizani e Tirana do të përballen në derbin e parë të madh të kryeqytetit të dielën, në pozita jo shumë komode. Dy klubet emblematike në fakt në vitet e fundit janë sfiduar më shpesh në vështirësi se për objektiva madhorë, duke i humbur madhështinë përplasjes më të pritur të sezonit.

Derbi i kryeqytetit, prej dicka më shumë se dy sezonesh, e ka humbur madhështinë e zakonshme, sepse përballë janë vendosur dy skuadra larg sharmit të tyre historik, që nuk mendonin për objektiva të mëdha, e në rastin më të keq, për të evituar mbijetesën. Sigurisht që në këtë prizëm edhe vetë tifozët nuk kanë qenë entuziast për të para shfaqjen e Partizanit e Tiranës, që vijnë edhe në këtë përballje të parë sezonale në Abissnet Superiore si skuadra jo imponuese. Me nga vetëm një fitore në pesë ndeshjet e para të kampionatit, të dy skuadrat kërkojnë ti japin një kthesë sezonit të tyre, në ndeshjen që më së miri mund ta bëjë. 

Të kuqtë janë një nga mbrojtjet më të thyera të Abissnet Superiores, me 10 gola të lejuar në 5 ndeshje, nga të cilat kanë fituar vetëm një në tranfertë me Vllazninë. Nuk është sigurisht nisja që shpresonte tekniku rumun, që nuk është se ka entuziazmuar në aspektin ofensiv, me vetëm 7 gola të realizuar. Tirana nga ana tjetër më shumë ka bërë vetëm pikë, 5 kundrejt 4 të Partizanit, por shënon pak më shumë, 8, e lejon pak më pak, 9. Jo shifra të denja për statusin e bardhebluve, por Klafuric shpreson te shtrirja e serisë pa humbje që zgjat prej 3 ndeshjesh. Sidoqoftë, kur Partizani e Tirana të vihen përballë në Air Albania, në orën 18.30, përveç fitores dy teknikët kërkojnë të shohin edhe një identitet të skuadrave, për të shpresuar një sezon ndryshe nga sa ka nisur.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI