Flash

4 shqiptarë të arrestuar në Itali, dyshohet grabitën 40 banesa

Lapsi.al 15 September 2026

Katër shqiptarë, të moshave 24 deri në 38 vjeç, janë arrestuar në Itali, pasi dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në dhjetëra vjedhje banesash. Operacioni u zhvillua nga karabinierët e Solofras, në provincën e Avellinos, pas hetimeve të koordinuara nga Prokuroria lokale.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, grupi dyshohet se ka vepruar në disa rajone, përfshirë Campania, Lazio dhe Molise, ndërsa hetuesit kanë lidhur me të të paktën 40 raste grabitjesh në banesa.

Të arrestuarit, banues në provincat e Napolit dhe Casertas, akuzohen për organizim kriminal me qëllim kryerjen e vjedhjeve. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rastet dhe për të përcaktuar nëse në aktivitetin e dyshuar kriminal janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI