Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Investigimi i call-centerave/ Këlliçi: Policia ka dekonspiruar operacionin,të hetohet

Lapsi.al 7 March 2026
Investigimi i call-centerave/ Këlliçi: Policia ka dekonspiruar

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të një investigimi nga emisionet 'Piranjat' dhe 'Le Iene' mbi aktivitetin e call-centerave mashtruese në Tiranë. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi u shpreh se këto call-centera mashtrojnë qytetarët europianë dhe përvetësojnë miliona euro nga llogaritë e tyre bankare, duke e bërë një prej formave më të rënda dhe më të dënueshme të krimit ekonomik.

Ai tha se veprimtaria e tyre zhvillohet në disa prej hapësirave më të shtrenjta dhe më luksoze të Tiranës, përfshirë këtu në kulla biznesi, komplekse rezidenciale, vila private dhe qendra tregtare.

Deputeti demokrat ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar denoncimi nga Policia e Shtetit. Sipas tij institucionet mbajtën për javë të tëra informacionin dhe provat e paraqitura nga gazetarët, përfshirë një hartë me vendndodhjet e disa prej këtyre call-centerave.

Këlliçi tha se policia ka dekonspiruar operacionin, ndaj kërkoi nga SPAK që të ndërmarrë një hetim serioz mbi këtë fenomen kriminal. Kjo duke shqyrtuar në thellësi veprimtarinë e këtyre skemave mashtruese dhe duke zbardhur çdo lidhje të mundshme me struktura shtetërore apo përfaqësues të institucioneve të sigurisë.

Deklarata e Belind Këlliçit:

Një natë më parë, dy emisione investigative “Piranjat” dhe kolegët e tyre italianë të “Le Iene”, publikuan një investigim që denoncon një fenomen alarmant që po zhvillohet në Tiranë: aktivitetin e call-centerave mashtruese, një prej formave më të rënda dhe më të dënueshme të krimit ekonomik. Këto call-center-a janë tashmë një realitet i përhapur në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, me një qëllim të vetëm: mashtrimin e qytetarëve evropianë dhe përvetësimin e paligjshëm të miliona eurove nga llogaritë e tyre bankare.

Veprimtaria e tyre zhvillohet në disa prej hapësirave më të shtrenjta dhe më luksoze të Tiranës: në kulla biznesi, komplekse rezidenciale, vila private dhe madje edhe në qendra tregtare.

Kjo prani e dukshme dhe e organizuar ngre dyshime serioze se një aktivitet kriminal i kësaj përmase nuk mund të zhvillohet pa dijeninë e institucioneve shtetërore dhe pa tolerancën, në mos edhe mbështetjen, e strukturave përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Gazetarët e përfshirë në investigim kërkuan mbështetjen e Policisë së Shtetit. Megjithatë, pas depozitimit të denoncimit zyrtar, institucionet përkatëse mbajtën për javë të tëra në tryezë informacionin dhe provat e paraqitura, përfshirë edhe një hartë të detajuar me vendndodhjet e disa prej këtyre aktiviteteve të paligjshme.

Kjo situatë ngre pikëpyetje të forta mbi reagimin institucional dhe mbi gatishmërinë reale për të ndërhyrë ndaj një fenomeni kriminal që dëmton rëndë jo vetëm viktimat e drejtpërdrejta, por edhe imazhin dhe integritetin e vendit. Policia jo vetëm që u tregua shpërfillëse ndaj gazetarëve, por në bashkëpunim të plotë me këto skema mashtruese ka dekonspiruar operacionin. Kur gazetarët u paraqitën në call center-at e identifikuara më parë, gjetën aty vetëm katër muret, pasi ambientet ishin boshatisur.

Luigi Pelazza, një gazetar i njohur dhe një nga figurat kryesore të gazetarisë investigative, ka kontaktuar disa herë drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati, por për një muaj rresht është përballur me shmangie dhe informacione të pasakta. Edhe në një rast tjetër, kur gazetarët kërkuan ndërhyrjen e policisë pasi operatorët e call center-it ndodheshin brenda ambienteve të një vile, efektivët që ndodheshin në terren morën një telefonatë dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u dhënë kështu mundësi personave të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të boshatisnin zyrat.

Kjo situatë nuk mund të interpretohet thjesht si paaftësi apo neglizhencë institucionale, por si bashkëpunim i ngushtë i strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit në mbrojtje të këtij aktiviteti kriminal. Në disa raste këto struktura lidhen me interesa të caktuara politike, ndërsa në raste të tjera kanë përfitime të drejtpërdrejta financiare në formën e përqindjeve mujore. Ky aktivitet kriminal, i cili ka shkaktuar pasoja të rënda për shumë qytetarë të Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali, duke u zhvatur kursimet e një jete të tërë, zhvillohet nga Tirana, me bekimin e Policisë së Shtetit dhe të qeverisë.

Një shtet që ndihmon dhe bëhet bashkëpunëtor me krimin e organizuar duke mundësuar zhvatjen e qindra mijëra qytetarëve të BE-së nuk mundet kurrsesi të flasë apo pretendojë për integrimin e vendit tonë në familjen e madhe europiane.

Zbulimet e bëra nga emisionet investigative “Piranjat” dhe “Le Iene” përbëjnë bazë të mjaftueshme që SPAK të ndërmarrë një hetim serioz mbi këtë fenomen kriminal, duke shqyrtuar në thellësi veprimtarinë e këtyre skemave mashtruese dhe duke zbardhur çdo lidhje të mundshme me struktura shtetërore apo përfaqësues të institucioneve të sigurisë. Çdo ditë që kalon në heshtje dhe pa veprime konkrete e bën situatën edhe më të rëndë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë institucionale dhe duke e bërë këtë heshtje gjithnjë e më turpëruese dhe implikuese për pushtetin.

Të këshilluara

Balluku: Unë nuk kam lidhje me korrupsionin

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës i ka kaluar stafetën ditën e sotme pasardhësit të saj Enea Karakaçi. Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministri...

14:53

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI