Flash

Arrestohen dy të rinj që dyshohet se kanë kryer vjedhje nëpër biznese në Kamëz

Lapsi.al 9 February 2026
Arrestohen dy të rinj që dyshohet se kanë kryer vjedhje

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve. Policia thotë se njëri nga personat e arrestuar ka qenë më parë i dënuar.

Të arrestuarit janë një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar. Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas.

Njoftimi i policisë:

Vodhën një biznes në Kamëz, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Njëri nga shtetasit e arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje. Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera, të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, menjëherë pas njoftimit të marrë dje për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes në Kamëz, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, në kuadër të operacionit policor “Together”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i një shtetasi 18-vjeçar.

Dje, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:

Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me ...

08:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI