Flash

Vance për evropianët: Privatisht janë të gatshëm të bashkëpunojnë, në publik sulmojnë

Lapsi.al 5 February 2026
Vance për evropianët: Privatisht janë të gatshëm

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance ka nisur një sulm të ri ndaj evropianëve, duke i akuzuar ata se janë dyfytyrësh. Duke folur me gazetaren Megyn Kelly, ai u pyet për qëndrimin e Evropës ndaj vendit të tij.

Në përgjigje, Vance qeshi dhe tha se evropianët privatisht janë shumë miqësorë dhe të gatshëm të bëjnë shumë lëshime, por publikisht sulmojnë dhe thonë: "Ne nuk do të bashkëpunojmë me amerikanët. Ne nuk do të bëjmë asgjë me amerikanët'". 

"Më vjen keq. Është e gjitha e rreme. Narrativa se ata nuk po bëjnë lëshime dhe kompromise ndaj SHBA-së nuk është e vërtetë", shtoi nënpresidenti i SHBA-së.

Në të njëjtën intervistë, ai paralajmëroi se nëse Irani do të siguronte një armë bërthamore, kjo do të shkaktonte një garë të ngjashme armatimesh në të gjithë Lindjen e Mesme.

"Nëse iranianët do të sigurojnë një armë bërthamore, e dini kush do të sigurojë një armë bërthamore të nesërmen? Sauditët dhe pastaj disa të tjerë në shtetet arabe të Gjirit. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ky është qëllimi i deklaruar politik i presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Ajo që do të bëjë Presidenti Trump është t'i mbajë opsionet e tij të hapura. Ai do të flasë me të gjithë. Ai do të përpiqet të arrijë atë që mundet me mjete jo-ushtarake. Nëse ai beson se ndërhyrja ushtarake është e vetmja mundësi, atëherë në fund të fundit ai do ta bëjë atë zgjedhje", shtoi ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 5 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 96.2 lekë dhe do...

08:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI