Flash

ODIHR kërkon reformë zgjedhore: Partitë politike të bien dakord për ndryshimet

Lapsi.al 5 February 2026
ODIHR kërkon reformë zgjedhore: Partitë politike të bien

Misioni i ODIHR në Shqipëri ka kërkuar sot përmirësimin e ligjit zgjedhor në vend. Gjatë një takimi, përfaqësuesi Michel Tarran inkurajoi nisjen sa më të shpejtë të punës së komisionit për reformën zgjedhore, duke shtuar se legjislacioni aktual ka ende probleme.

Ndërkohë që, Tarran theksoi nevojen se të gjitha partitë politike duhet të bien dakord për nevojën e ndryshimeve. Në fund, Tarran shtoi se ODIHR nuk përfshihet në debatin politik në vend.

Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën e tij. Puna e tij është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR. Më duket se kësaj here mesazhin e ODIHR e kanë lexuar dhe partitë politike. Sa i përket debatit politik, ne nuk përfshihemi. Por të gjitha partitë politike janë dakord që ligji zgjedhor duhet të ndryshojë”-u shpreh Tarran.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI