Flash

Moti i keq shkakton rënie gurësh dhe inertesh në aksin Kukës-Bushtricë

Lapsi.al 5 February 2026
Moti i keq shkakton rënie gurësh dhe inertesh në aksin

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara herë pas here edhe me erë, duke krijuar vështirësi në disa segmente rrugore.

Reshjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, kur janë ndërprerë gradualisht. Në disa akse rrugore të qarkut janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh nga shpatet malore, veçanërisht në zonat me terren të thyer.

Pas sinjalizimeve, subjektet kontraktore të mirëmbajtjes rrugore kanë qenë në terren duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe garantimin e qarkullimit të mjeteve.

Problematika më e theksuar është evidentuar në segmentin rrugor Kukës–Bushtricë, ku në orët e para të ditës së sotme janë regjistruar rënie gurësh dhe masash dherash, duke vështirësuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve.

Aktualisht, ky aks kombëtar që lidh Kukësin me Peshkopinë është i qarkullueshëm normalisht, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim.

Sipas raportimeve nga strukturat vendore, në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk janë konstatuar dëme në banesa apo infrastrukturë tjetër publike dhe nuk ka pasur situata emergjente që të kërkojnë ndërhyrje shtesë. Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht në të gjithë territorin e qarkut, pa ndërprerje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 5 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 96.2 lekë dhe do...

08:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI