Flash

Durrës/Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores, prangosen dy drejtues automjetesh

Lapsi.al 20 January 2026
Durrës/Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores, prangosen dy

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe për të shmangur testin e alkoolit, u ofruan shuma parash punonjësve të Policisë Rrugore.

"Gjatë monitorimeve në rrugën “Adria” dhe në Sukth, janë konstatuar dy automjete që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe janë ndaluar menjëherë.

Në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore u kanë kërkuar drejtuesve të automjeteve kryerjen e testit të alkoolit, dy drejtuesit, shtetasit Sh. D. dhe A. Sh., kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore duke ofruar shuma parash, konkretisht 2000 dhe 5000 lekë të rinj, për të shmangur kryerjen e testit të alkoolit.

Nga kryerja e testit të alkoolit për drejtuesin e automjetit në rrugën “Adria”, shtetasin Sh. D., rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 1.13 mg/l. Ndërsa drejtuesi i automjetit në Sukth rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.

Gjithashtu, gjatë monitorimeve në rrugën “Vllazërimi”, është konstatuar automjeti me drejtues shtetasin A. R., 44 vjeç, i cili nga testi i alkoolit rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.

Po gjatë monitorimeve në rrugën “Miqësia”, është konstatuar automjeti me drejtues shtetasin H. K., 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.55 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh. D., 61 vjeç, A. Sh., 51 vjeç, A. R., 44 vjeç dhe H. K., 22 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI