Flash

Tabaku: Integrimi europian nuk është votim ligjesh ‘shkel e shko’

Lapsi.al 20 January 2026
Tabaku: Integrimi europian nuk është votim ligjesh ‘shkel e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar mbi procesin e integrimit europian, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk matet me numrin e ligjeve të miratuara formalisht në Kuvend, por me standardet reale që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Sipas Tabakut, integrimi europian nënkupton arsim më cilësor, shëndetësi më të mirë, siguri ushqimore, ekonomi funksionale dhe infrastrukturë sipas standardeve të BE-së, fusha në të cilat Shqipëria, sipas saj, mbetet ende shumë larg.

Ajo theksoi se vetë qeveria shqiptare ka pranuar këtë realitet, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama për të kërkuar një periudhë të ndërmjetme për të plotësuar kriteret e BE-së për sigurinë ushqimore.

“Vetëm për sigurinë ushqimore janë kërkuar të paktën 5 vite shtesë për përmbushjen e standardeve. Për infrastrukturën nevojiten rreth 15 vite investime, ndërsa për ekonominë një dekadë e plotë,” u shpreh Tabaku.

Sipas saj, këto kërkesa tregojnë qartë se Shqipëria nuk është gati për anëtarësim real dhe se problemet nuk janë të reja.

“Këto nuk janë detyrime që Shqipëria po i mëson sot. Janë çështje të njohura prej vitesh, por të injoruara sistematikisht nga qeveria gjatë 12 viteve të fundit,” deklaroi ajo.

Tabaku nënvizoi se në total janë rreth 15 periudha të ndërmjetme që qeveria shqiptare ka kërkuar nga Bruksel, një tregues i qartë, sipas saj, i dështimit për të ndërtuar standardet europiane brenda vendit.

“Në fund të ditës, Europa nuk është në letra dhe në raporte propagandistike. Europa është në cilësi dhe standarde. Fatkeqësisht, këto standarde ende nuk i kemi arritur – dhe me këtë ritëm, rrezikojmë të mos i arrijmë as në vitet që vijnë,” përfundoi Tabaku. Tabaku thotë se Integrimi europian nuk është votim ligjesh ‘shkel e shko’, por standarde reale që sot Shqipëria nuk i përmbush.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 20 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:18

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave...

07:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI