Flash

I dënuar për vr*sje të mbetur në tentativë, ndërron jetë në QSUT i burgosuri

Lapsi.al 20 January 2026
I dënuar për vr*sje të mbetur në tentativë,

Mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, 47 vjeç, si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. I shtruar në Reanimacionin Qendror pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për hemoperitoneum, Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për vrasje në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve. Ai ishte ekstraduar nga Greqia më 2023 dhe transferuar në IEVP Burrel më 2025.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

Vdeja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25.01.1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum). Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 20 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:18

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave...

07:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI