Flash

Dalin detaje/ Ç’ndodhi në mbledhjen e Ramës në selinë e PS-së

Lapsi.al 5 November 2025
Dalin detaje/ Ç’ndodhi në mbledhjen e Ramës në

Për rreth 90 minuta kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë rozë mbrëmjen e së mërkurës. E pranishme ka qenë edhe drejtuesja e fushatës për Tiranën Belinda Balluku dhe kandidatja në tentativë për kryetare të bashkisë së kryeqytetit Ogerta Manastirliut.

Gjykata Kushtetuese vendosi që zgjedhje në Tiranë nuk do të ketë, por Rama ka i prerë në porositë e tij. Rama ka kërkuar rienergjizimin e strukturave të PS në Tiranë dhe organizimin më të mirë të partisë.

Sipas të njëjtave burime, Rama ka dhënë porosi për strukturat e PS në kryeqytet, duke kërkuar forcimin e organizimit të partisë, rritjen e komunikimit me qytetarët dhe adresimin e problematikave që vijnë nga njësitë administrative.

Kryeministri ka theksuar se partia duhet të vijojë ritmin e punës dhe të jetë e përgatitur për zgjedhje në çdo moment, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

“Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë. Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, - raportohet të jetë shprehur Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI