Flash

Nga Shëngjin ta quajmë Willson, ideja e Pjerin Ndreut për qytezën bregdetare

Lapsi.al 20 June 2025
Nga Shëngjin ta quajmë Willson, ideja e Pjerin Ndreut për

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar ndryshimin e emrit të qytezës turistike të Shëngjinit. Ai thotë se emërtimi i ri mund të jetë “Willson” në nder të Presidentin të 28-të të SHBA, Woodrow Willson.

Ndreu ndan vendimin e marrë nga Fan Noli në bujën që ai ka pasur në Amerikë, kur media e madhe “Associated Press” raportoi se për nderin që i kishin bërë shqiptarët presidentit të tyre.

“Me nje dekret te vitit 1924, Fan Noli, emertoi Shengjinin me emerin "Willson", ne nder te Presidentit Amerikan te asaj kohe, Willson!

Shoqata "Vatra" ja komunikoi vendimin agjensise "Associated press" e cila e shperndau ne gjithe shtypin amerikan. Amerikanet shprehen mirenjohjen e tyre per nderin qe vendi yne ju beri! Po sikur ta ribejme perseri vendimin?!”, shkruan kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

 

Në nder të Woodrow Willson është një shesh në Tiranë, ku është vendosur edhe busti i tij. Më herët, kryebashkiakë të tjerë kanë guxuar me përdorimin e emrave të presidentëve amerikanë, kryesisht të rrugëve. Si shembull është Xhelal Mziu, ish-kryebashkiak i Kamzës që ka emëruar një rrugë me emrin e Donald Trump, ndërkohë që edhe një rrugë tjetër në Tiranë është emërtuar Xhorxh W Bush, ndërsa në Sarandë disa vite më parë u vendos një bust i Hillary Clinton, që më pas u zhvendos pasi ajo humbi zgjedhjet në SHBA.

Nuk është çudi që socialistët shumë shpejt të kalojnë tek miqtë e Edi Ramës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe herët a vonë mund të kemi rrugën Xhorxh Soros, shkollën Charles McGonigal apo sheshin Huma Abedin.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI