Një 59-vjeçar ka rënë në pranat e policisë së Maliqit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.
Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura në prani të psikologut, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën.
Dyshohet se 59-vjeçari e ka terhequr fillimisht duke e gënjyer dhe më pas e ka prekur në vende intime, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet.
Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do ti jepte lekë, por vajza arriti të largohet pasi e goditi në këmbë. Pas ngjarjes së rëndë e mitura i ka rrëfyer incidentin e ndodhur prindërve të cilët menjëherë denoncuan ngjarjen.