Flash

Nënshkruhet Marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve shqiptare

Lapsi.al 6 June 2025
Nënshkruhet Marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, me qëllim aktivizimin e “shfrytëzimin” e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare - akademikë dhe profesionistë - për të ndikuar në zhvillimin lokal si dhe krijimin e një ekosistemi më të ndërlidhur e më të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, duke fuqizuar studentët, studiuesit, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e tjerë të ekosistemit startup në Shqipëri, u nënshkrua sot nëTiranë, në mjediset e GIZ Marrëveshja e Bashkëpunimit “Diaspora4Education”, midis GIZ Albania, GERMIN dhe tetёUniversiteteve Shqiptare, të përfshira në këtë projekt: Universiteti Politektnik i Tiranës (Fakulteti i InxhinierisëElektrike dhe Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës);Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Ekonomikut), Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Canadian Institute of Technology (CIT), Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Polis dhe New York Unievrsity of Tirana.

 

Bazuar tek kjo marrëveshje, këto universitete shqiptare, angazhohen që nëpërmjët akademikëve e lektorëve të tyre nëbashkëpunim me akademikë e profesionistë të diasporës, të rishikojnë e përmirësojnë kurse specifike brenda programeve të ndryshme studimore, duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, por edhe si të zhvillojnë bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor, me një vëmendje të shtuar mbi projektet e Horizon Europe.

Fushat e bashkëpunimit mes studiuesve të diasporës dhe akademikëve në universitetet shqiptare, variojnë nga sipërmarrja dhe inovacioni, ekonomia digjitale dhe ajo mjedisore, deri te fushat më të avancuara si sistemet e energjisë së erës, teknologjitë IoT, shkenca e të dhënave, planifikimi i peizazhit dhe inovacionit, duke nxjerrë në pah ekselencën akademike.

Programi “Diaspora4Education, mundëson partneritet mes 8 universiteteve shqiptare me GERMIN dhe GIZ, bashkëpunimin mes 10 studiuesve/akademikë të diaporës me 12 lektorëve/akademikë në Shqipëri të angazhuar në mbi 10 fakultete e fusha të ndryshme studimi; një bashkëpunim që do të shtrihet edhe nëkërkim shkencor dhe vizita studimore. Pritet, gjithashtu që rreth 500 nxënës të ekspozohen ndaj këtyre temava/koncepteve mbi sipërmarrjen e inovacionin, apo metoda të reja në mësimdhenie në universitetet përkatëse.

Të pranishëm në eventin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjejeishin përfaqësues të institucioneve shtetërore e akademike, të delegacionit të BE-së në Tiranë; ambasadës gjermane në Shqipëri, GIZ, GERMIN e të diasporës shqiptare. Diaspora4Innovation është një nismë përshtatëse dhe gjithëpërfshirësezbatohet në kuadër të Programit EU4Innovation, në bashkëpunim me GERMIN – një organizatë joqeveritare që prej një dekade lidh dhe angazhon diasporën shqiptare në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes teknologjisë dhe mjeteve të ndërveprimit online dhe fizik.

Komponentët Kryesorë të Diaspora4Innovation janë:

Diaspora për Arsimin: Integrimi i njohurive të studiuesve të diasporës përmes kurseve inovative dhe konceptit të sipërmarrjes, me mbi 500 studentë përfitues; zhvillim i kërkimeve të përbashkëta dhe pjesëmarrje në aplikime për projekte si Horizon Europe.

Diaspora për Sipërmarrjen: Angazhimi i profesionistëve të diasporës si mentorë për startup-et, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e ekosistemit, me qëllim transferimin e njohurive dhe aftësive për të gjeneruar ndikim të qëndrueshëm në terrenin sipërmarrës të Shqipërisë.

Diaspora për Promovimin: Mobilizimi i figurave të shquara të diasporës si ambasadorë të ekosistemit, për të promovuar ndërkombëtarisht potencialin inovativ të Shqipërisë dhe për të ndërtuar ura me ekosisteme të huaja.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI