Flash

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Policia: Autori është shpallur në kërkim

Lapsi.al 6 June 2025
Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Policia: Autori

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gos të Rrogozhinës. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur nga komshiu i tyre Shpëtim Osma me armë zjarri tip pistoletë. Ndërkohë që çifti i të plagosurve Sami dhe Nadire Disha janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI