Flash

Shiste køkainë të ndarë doza, arrestohet 25-vjeçari

Lapsi.al 6 June 2025
Shiste køkainë të ndarë doza, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi shiste kokainë të ndarë në doza. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

"Sekuestrohen qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë të ftohtë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale. Vihet në pranga 25-vjeçari. 25-vjeçari i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë në Kamëz dhe Valias, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI