Flash

Berisha i drejtohet Ramës: Do marrësh përgjigjen që meriton në 11 maj

Lapsi.al 26 April 2025
Berisha i drejtohet Ramës: Do marrësh përgjigjen që meriton

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si "të tepërt në pushtet për çdo minutë që kalon". Berisha tha gjatë fjalës së tij se më 11 maj qytetarët do t’i japin Ramës përgjigjen që meriton. Ndërsa më tej, Berisha akuzoi drejtues lokalë dhe zyrtarë të qeverisë për pasurim të paligjshëm dhe vjedhje të taksave publike.

"Le të marrim drejtorët e bashkisë të ‘5D’. Djem të ri ata, që vidhnin qindra milionë taksa të qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me qeveritarë ndërtonin hotele më të kushtueshme të Shqipërisë. Pra miq, nuk është e rëndësishme mosha, është e rëndësishme karakteri, nderi dhe dinjiteti i personit. Nuk ka më të rrezikshëm se ata të rinj që janë të çmendur mbas parasë, mbas pasurimit të paligjshëm, mbas përvetësimit të pasurive tuaja. Nuk ngopen kurrë ndaj dhe zgjedhjet janë për tu ndarë me ta. Por nga ana tjetër theksoj këtu se, politika nuk është si teknologjia. Teknologjia ndërron, ndaj dhe ndërrojnë dhe telefonat.

Politika është e vjetër, është mijëra vjeçare, është arti i ndikimit mbi njerëzit dhe i përmirësimit të jetës së tyre.

Njeriu është njeri. Ata që tentuan të krijojnë njeriun e ri, ata përfunduan në kalendat e historisë. Por në të gjitha kohërat, njeriu i qytetëruar që kur ka dalë nga primitivizmi ka mbetur njeri i virtyteve, njeri i integritetit dhe i dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet. 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton. Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prap, unë e kuptoj që ai nuk ngopet. Shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë. Ndryshim, ndryshim, është radha jonë. Fitore, fitore," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI