Flash

A$AP Rocky rikujton incidentin me fansen në Met Gala

Lapsi.al 16 April 2025
A$AP Rocky rikujton incidentin me fansen në Met Gala

A$AP Rocky ka kërkuar falje edhe një herë për goditjen padashur të një fanseje dhe prishjen e syzeve të saj.

Reperi foli me Vogue për segmentin e tyre "Life in Looks" të martën, më 15 prill, dhe shqyrtoi 21 pamje të modës gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë pamjen e tij në Met Gala 2023.

Gjatë video-intervistës, ai pranoi edhe një moment viral nga ajo natë kur aksidentalisht goditi në fytyrë një fanse.

Përpara Met Gala, më 1 maj 2023, reperi u filmua duke u përpjekur të shkonte drejt hyrjes së The Carlyle. Por ai e gjeti veten pas një mori fansash. Ai tentoi të kalonte  mbi pengesën e ngritur nga hoteli, duke thyer syzet e gruas  gjatë procesit.

Të martën, ai i tha Vogue se kapërceu  barrikadën sepse po përpiqej të futej në dhomën e tij të hotelit. "Do të vonohesha për Met Gala," shpjegoi ai. “Po përpiqesha të futesha në dhomën time dhe kësaj zonje të  gjorë,  as që e dija që ia kisha thyer syzet.”

"Përsëri, kërkoj falje. Më vjen shumë keq. Nuk doja ta bëj këtë. Faji im," shtoi ai.

Pas momentit viral, fansja postoi një selfie në Twitter,pas incidentit. "A$AP Rocky u hodh mbi mua," shkroi ajo.

Reperi komentoi poshtë selfies, duke u përgjigjur, "Më fal e dashur" përpara se të ndiqte llogarinë e saj @youareasapmadz.

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

William Levy thyen heshtjen pas arrestimit

Aktori William Levy ka folur pas arrestimit të tij në Florida të Jugut me akuzat për dehje në piblik dhe shkelje të ligjit të hënën. Raporti i arrestimit pre...

14:42

Arrestohet aktori William Levy

Aktori i njohur William Levy u arrestua të hënën në Broward County. Sipas raporteve, aktori, emri i plotë i të cilit është William Gutiérrez-Levy, u arrestua...

21:15

Johnny Depp habit fansat me look-un e ri

Johnny Depp ka habitur fansat me look-un e tij për rikthimin në Hollywood. Lionsgate njoftoi të hënën se ishte duke u zhvilluar prodhimi i thrillerit të drej...

19:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI