Flash

Loredana flet për herë të parë pas eleminimit nga “BBVA”

Lapsi.al 15 April 2025
Loredana flet për herë të parë pas eleminimit nga

Loredana Brati ka folur për herë të parë pas eliminimit nga reality show“BBVA”.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, InstagramLoredana shprehu mirënjohjen për produksionin dhe publikun.

"Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel, të gjithëve pa përjashtim që nga drejtuesit edhe tek çdo punonjës, te gjithë ata që kanë punuar natë e ditë për ne, gjithmonë të palodhur e të duruar.

Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia, ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë.”, shkruan ajo.

Më tej, Loredana tregon se kjo eksperiencë e  bëri të donte më shumë veten.

“Dua të falenderoj të gjithë publikun, ku jashtë gjeta mbështetjen më të madhe, shërimin e çdo loti, plot mesazhe, komente që më mbushën zemrën plot dhe më bën të hidhja pas edhe gjykimet që kisha ndaj vetes.

Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka, do t'i jem mirënjohëse çdo personi, gjithë rrethit tim që kam pranë dhe gjithë atyre që besuan tek unë edhe pa më njohur”, u shpreh ish banorja.

Loredana e përfundoi postimin duke zbuluar gjithashtu arsyen e paraqitjes së saj në dasmën e Eglit dhe Gjestit ditën e djeshme në “BBVA”.

“PS: Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni.

Do vazhdoj të jem versioni më i mirë i vetes sime! Duke ju shtuar sa më shumë buzëqeshje në ditët tuaja.

Me shumë dashuri nga Lori!”.

 

[embed]https://www.instagram.com/reel/DIcd9X0otKh/?igsh=M3FsNDVheDZxNXdl[/embed]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI