Flash

Lil Nas X shtrohet në spital: Nuk mund të qesh

Lapsi.al 15 April 2025
Lil Nas X shtrohet në spital: Nuk mund të qesh

Lil Nas X u shtrua në spital pasi humbi kontrollin e njërës anë të fytyrës.

Këngëtari i "Old Town Road" postoi një video të hënën mbrëma, në të cilën ai përpiqej të buzëqeshte në një spital. “Humba kontrollin e anës së djathtë të fytyrës sime”, ka shkruar ai në postimin në Instagram.

Nas, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, dukej se ishte me humor të mirë, megjithatë, ndërsa qeshi dhe vazhdoi të përpiqej të buzëqeshte për t'u treguar 10.4 milionë ndjekësve të tij në Instagram se sa e mpirë ishte ana e tij e djathtë.

“Dhe kur buzëqesh, ky jam unë duke buzëqeshur plotësisht tani, meqë ra fjala”, i tha ai kamerës. "Është sikur, çfarë dreqin, vëlla? Unë as nuk mund të qesh mirë, vëlla. Çfarë dreqin? O Zot, oh Zoti im, vëlla."

[embed]https://www.instagram.com/p/DIc0vh2g_2r/[/embed]

Fituesi i Grammy-t, 26-vjeç, më vonë shkoi në Instagram Stories për t'i siguruar fansat se ishte "OK", por ai nuk zbuloi sëmundjen që shkaktoi ngrirjen e fytyrës së tij. "Djema, jam mirë! Mos u mërzitni për mua!" ka shkruar ai.

Disa të famshëm dhe fansa i kanë lënë komente reperit duke i uruar shërim të shpejt.

“Bëhu mirë ”, ka shkruar Taraji P. Henson. "Ndonjëherë trupi juaj ka nevojë të pushojë," shtoi Wanda Sykes “Të uroj shërim të shpejtë  (kjo i ka ndodhur mamasë sime. Kompresa e nxehtë disa herë në ditë ndihmon për mrekulli)”, ka komentuar Niecy Nash.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI