Flash

Donatella Versace shfaqet në publik pas largimit nga ‘Versace’

Lapsi.al 30 March 2025
Donatella Versace shfaqet në publik pas largimit nga ‘Versace’

Donatella Versace u pa për herë të parë në publik që pas largimit nga posti i Drejtoreshës Kreative të markës Versace.

Mbretëresha italiane e modës ishte e rrethuar nga shoqe supermodele, duke përfshirë Kate Moss dhe Amber Valetta, teksa doli në klubin ekskluziv të natës Tramp në Londër të enjten mbrëma.

Grupi përfshinte gjithashtu modelet kryesore Kristen McMenamy, Jacqui Hooper, Natasha Poly, së bashku me Mila van Eeten dhe Mica Argañaraz.

Një burim i tha ekskluzivisht Page Six, “Donatella donte një natë vajzash dhe ajo ishte e rrethuar me miq që e kanë mbështetur dhe e duan”.

Fashionistja italiane është larguar nga posti i drejtoreshës kreative, një punë që ajo e ka mbajtur që nga vdekja e Gianni-t në vitin 1997 dhe është zëvendësuar nga Dario Vitale shtatë vjet pasi Capri Holdings bleu Versace.

Ata njoftuan largimin e saj në Instagramin e tyre në fillim të këtij muaji dhe zbuluan se stilistja e firmës do të marrë rolin e ambasadores kryesore të markës nga 1 prilli - një rol shumë më i vogël, thonë vëzhguesit e modës.

"Në rolin e saj të ri, ajo do t'i përkushtohet mbështetjes së përpjekjeve filantropike dhe bamirëse të Versace dhe do të mbetet një avokate e markës globalisht."

Duke folur për largimin e saj, Donatella tha: “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të vazhdoj trashëgiminë e vëllait tim Gianni. Ai ishte gjeniu i vërtetë, por shpresoj të kem pak nga shpirti dhe këmbëngulja e tij.'

Burime pranë të dyja palëve thonë se gjërat kanë qenë 'shumë të vështira' mes Donatellës dhe Caprit prej disa kohësh, pavarësisht se ajo u cilësua si shpëtimtarja e markës, duke tërhequr të famshmit e listës A që të veshun rrobat e saj dhe të postojnë rreth tyre në Instagram.

Të këshilluara

Zbulohen detaje nga albumi i ri i Will Smith

Will Smith publikoi albumin e tij të parë të plotë në dy dekada, "Based on a True Story", të premten, duke trajtuar shuplakën famëkeqe të Oscars të Chris Rock n...

15:05

Ed Westwick bëhet baba për herë të parë

Aktori i njohur i “Gossip Girl,” Ed Westwick, është bërë baba për herë të parë. Ai ndau me ndjekësit lajmin me ndjekësit përmes rrjetit social, Instagram, Ak...

21:00

Rikthehet grupi "KISS"

Grupi "KISS" konfirmoi së fundmi performancën e tyre të parë që nga tërheqja nga turneu në 2023. Një njoftim për shtyp zbuloi se performanca do të jetë për n...

19:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI