Flash

Ryan Reynolds kritikohet për batutën se*suale të vajzës së tij në film

Lapsi.al 28 March 2025
Ryan Reynolds kritikohet për batutën se*suale të vajzës

Ryan Reynolds është kritikuar pasi pranoi se kishte bërë vajzën e tij 7-vjeçare të bënte një shaka seksuale "të rëndë dhe të panevojshme" në filmin e tij të vitit 2024 “Deadpool & Wolverine”.

Personazhi i saj, Kidpool, thuhet se i thotë Deadpool-it në filmin me superhero: "Hej, kur të më duhet mendimi yt, do të të heq p*llën e Wolverine nga goja," dhe Ryan ka pranuar se vajza nuk ishte rehat për të thënë këtë fjali në fillim.

Duke diskutuar momentin, Ryan tha: "Unë jam babai i vitit që e lejova të përdorte një gjuhë të tillë, të cilën ajo me të vërtetë nuk donte ta përdorte. Ajo u kthye më vonë dhe tha: 'Dua ta them tani', kur fillova të shikoja njerëz të tjerë për ta luajtur atë pjesë.”

Fansat menjëherë reaguan ndaj veprimit të Reynolds duke komentuar, "Nuk ka asnjë arsye që ajo duhej ta thonte vetë. Është një personazh me maskë, lehtë mund të ishte dubluar," shkroi një kritik në Reddit.

Një person tjetër më pas shtoi: "Ajo është në të njëjtën moshë me fëmijën tim. Nuk mund të imagjinoja asgjë që 1. dikush do të më detyronte t'ia bëja këtë fëmijës tim (ose çdo fëmije) ose 2. do të ishte në rregull që burri im ta kishte bërë këtë."

Kjo polemikë vjen pikërisht në kohën kur aktori i “Just Friends” dhe Lively, janë në një betejë ligjore me Justin Baldonin, në të cilën çifti i martuar po e akuzon këtë të fundit për ngacmime seksuale dhe pretendime të tjera.

Baldoni ka mohuar çdo keqbërje dhe po kundërshton Reynolds dhe Lively për shpifje dhe zhvatje, mes akuzave të tjera, në një padi prej 400 milionë dollarësh.

 

Të këshilluara

Rikthehet grupi "KISS"

Grupi "KISS" konfirmoi së fundmi performancën e tyre të parë që nga tërheqja nga turneu në 2023. Një njoftim për shtyp zbuloi se performanca do të jetë për n...

19:21

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI