Flash

Maria Shriver flet për tradhëtinë e Schwarzenegger: Më shkatërroi

Lapsi.al 27 March 2025
Maria Shriver flet për tradhëtinë e Schwarzenegger: Më

Maria Shriver ka folur për përfundimin e martesës së saj dhe Arnold Schwarzenegger.

Gazetarja tha se pati një krizë emocionale kur mësoi se aktori i Terminator kishte një lidhje jashtëmartesore me shërbëtoren e tyre, Mildred Baena, nga e cila erdhi në jetë një fëmijë.

"Ndërsa u ula në  dhomën e  hotelit në errësirë, e tmerruar dhe e vetme me lot që rridhnin në fytyrën time," shkroi ajo në një fragment të librit të saj të ri "I Am Maria", të siguruar nga People, "mendova me vete: “Maria, ky nuk mund të jetë fundi për ty”, shkruan ajo

Megjithatë, ajo ishte "e zhytur në pikëllim dhe e mbytur nga konfuzioni, zemërimi, frika, trishtimi dhe ankthi". "Më theu zemrën, shpirtin, shkatërroi atë që kishte mbetur nga unë."

Autorja bëri kërkesë për divorc nga Arnold, 77 vjeç, në vitin 2011 pasi mësoi për pabesinë e tij. Sipas Arnold, ai rrëfeu tradhëtinë  gjatë një seance këshillimi.

"Kam shkaktuar mjaft dhimbje për familjen time," pranoi ai në dokumentarin e tij të vitit 2023 Arnold. "Të gjithë vuajtën. Maria vuajti. Fëmijët vuajtën. Joseph. Nëna e tij. Të gjithë."

Dhe për Maria, udhëtimi i saj i shërimit ishte pothuajse aq i gjatë sa procedurat e divorcit. Shriver, në librin e saj autobiografik, zgjodhi të mos e përshkruante me detaje përjetimin, por vuri rëndësinë të mësimi që mori.

“Gaboja kur mendoja se dikush përpos meje mund të garantonte sigurinë, vlerën dhe qetësinë time shpirtërore. Më është dashur gjithashtu të ballafaqohem me besime të  tjera të gabuara. Kam besuar se nëse nuk ke partner, duhet të jesh i padenjë dhe nuk mund të të duan."

Të këshilluara

Nelly flet për debatin me Eminem

Nelly po flet për debatin e tij prej dekadash me Eminem - dhe se si e gjithë kjo erdhi nga një "komunikim i gabuar". Reperi "Hot in Herre" u shfaq në podcast...

17:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI