Flash

Ed Westwick bëhet baba për herë të parë

Lapsi.al 28 March 2025
Ed Westwick bëhet baba për herë të parë

Aktori i njohur i “Gossip Girl,” Ed Westwick, është bërë baba për herë të parë.

Ai ndau me ndjekësit lajmin me ndjekësit përmes rrjetit social, Instagram, Aktori publikoi disa foto me bashkëshorten e tij, Ami dhe beben e sapolindur. Dyshja janë bërë prindër të një djali që e quajtën Oscar Alexander WestWick.

[embed]https://www.instagram.com/p/DHl1Xinqyzw/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9260d27a-4935-4de1-835b-58659be6cab3&img_index=1[/embed]

Lajmi vjen gjashtë muaj pasi Ed, 37, dhe Amy, 33, u martuan gjatë një ceremonie martesore luksoze në Castello di Rocca Cilenta  në Itali.

“Udhëtimi sapo ka filluar”, shkruan të dy në Instagram menjëherë pas dasmës, duke shtuar në një postim tjetër: “Me perëndimin e diellit pas nesh, të rrethuar nga miqtë dhe familjarët tanë më të dashur, ne këmbyem zotimet tona në një moment që do t’i çmojmë përgjithmonë”, shkruan të dy në Instagram në atë kohë.

Ed njoftoi shtatzëninë e Amy-t në tetor, duke shpërndarë një foto të tij teksa përqafon aktoren e Supergirl me mbishkrimin "Mama & Dad". Dhe për Amy-n, ka qenë ëndrra e saj për të rritur "familjen e tyre të vogël".

"Unë e adhuroj mënyrën se si është Ed me djalin tim Andreas," i tha ajo People vitin e kaluar, "dhe mezi pres ta shoh edhe atë si baba një ditë."

Të këshilluara

Rikthehet grupi "KISS"

Grupi "KISS" konfirmoi së fundmi performancën e tyre të parë që nga tërheqja nga turneu në 2023. Një njoftim për shtyp zbuloi se performanca do të jetë për n...

19:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI