Flash

Detaje nga gjyqi i Gérard Depardieu

Lapsi.al 24 March 2025
Detaje nga gjyqi i Gérard Depardieu

Aktori francez Gérard Depardieu do të dalë në gjyq të hënën në Paris i akuzuar për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të një filmi në vitin 2021.

Depardieu, po përballet me akuzat se ka ngacmuar një punonjëse 54-vjeçare dhe një asistent regjisore 34-vjeçare gjatë prodhimit të filmit "Les Volets Verts".

Prokurorët pretendojnë se incidentet përfshinin vërejtje të turpshme dhe prekje të papërshtatshme, duke përfshirë një incident në të cilin Depardieu se preku një grua para anëtarëve të tjerë të ekuipazhit.

Të dyja gratë kanë bërë ankesa zyrtare. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur për të mbrojtur viktimat e supozuara të sulmeve seksuale. Aktori i mohon akuzat.

 

Në një letër të hapur të botuar në Le Figaro në tetor 2023, Depardieu shkroi: "Kurrë, por kurrë, nuk kam abuzuar me një grua".

Gjyqi fillimisht ishte caktuar për tetor 2024, por u shty për shkak të shëndetit të Depardieu.

Një ekspert mjekësor i caktuar nga gjykata vendosi se ai ishte i aftë për t'u gjykuar. Ai pritet të marrë pjesë në seancën dyditore.

Kjo është hera e parë që Gerard, një nga aktorët më të shquar të filmit francez, del në gjyq për akuzat për sulme seksuale.

Ai është akuzuar më parë për sjellje të pahijshme nga rreth 20 gra, por asnjë çështje tjetër nuk ka kaluar në gjykatë. Disa u pushuan për shkak të mungesës së provave.

 

Të këshilluara

Grimes: Jam diagnostikuar me autizëm

Grimes zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me autizëm dhe ADHD. Këngëtarja e "Genesis" ndau përditësimin përmes X, duke thënë se ka të ngjarë të ketë gjithasht...

14:20

Justin Bieber: Kam probleme zemërimi

Justin Bieber pranoi se ka "probleme zemërimi" dhe se nuk e pëlqen veten kur bëhet "joautentik". Këngëtari i popit postoi një sërë mesazheshl në rrjetet soci...

11:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI