Flash

Depardjë në gjyq, akuzat për ngacmim seksual

Lapsi.al 24 March 2025
Depardjë në gjyq, akuzat për ngacmim seksual

Gjykimi i aktorit francez Zherar Depardje, i cili është akuzuar për sulm seksual ndaj dy grave gjatë një xhirimi filmi në vitin 2021, ka nisur në një gjykatë në Paris.

Ngjarja konsiderohet si një moment vendimtar për lëvizjen #MeToo në Francë.

Të hënën, Depardieu, 76 vjeç, qëndroi ulur përballë gjyqtarit, ndërsa të dyja paditëset ishin gjithashtu të pranishme në sallën e gjyqit.

Prokurorët pretendojnë se sulmet ndaj grave, identitetet e të cilave nuk janë zbuluar plotësisht, ndodhën gjatë xhirimeve të filmit Les Volets Verts (Dritaret e Gjelbra).

Ata e akuzojnë Depardieu se ngacmoi njërën prej grave në setin e filmit, duke e tërhequr drejt vetes dhe duke e zënë me këmbët e tij, përpara se t’i prekte belin, ijet dhe gjoksin, ndërkohë që thoshte fjalë të turpshme. Tre persona kanë qenë dëshmitarë të skenës, thanë prokurorët.

Ata shtuan se gruaja e dytë u ngacmua nga Depardieu si në set, ashtu edhe në rrugë.

Përpara se të niste gjyqi, Depardieu, me dorën mbi supin e avokatit të tij, kaloi qetësisht para gazetarëve, duke i parë drejt e në kamera pa thënë asnjë fjalë, përpara se të hynte në sallën e gjyqit dhe të shkëmbente disa fjalë me disa aktorë të pranishëm atje. Avokati i tij, Jérémie Assous, u tha gazetarëve se akuzat janë të rreme dhe të bazuara në gënjeshtra.

“E vërteta është në anën tonë,” tha ai.

Të këshilluara

Grimes: Jam diagnostikuar me autizëm

Grimes zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me autizëm dhe ADHD. Këngëtarja e "Genesis" ndau përditësimin përmes X, duke thënë se ka të ngjarë të ketë gjithasht...

14:20

Justin Bieber: Kam probleme zemërimi

Justin Bieber pranoi se ka "probleme zemërimi" dhe se nuk e pëlqen veten kur bëhet "joautentik". Këngëtari i popit postoi një sërë mesazheshl në rrjetet soci...

11:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI