Flash

Pas tragjedisë në Rust, Alec Baldwin rikthehet në sheshxhirim

Lapsi.al 23 March 2025
Pas tragjedisë në Rust, Alec Baldwin rikthehet në sheshxhirim

Alec Baldwin u pa në sheshxhirim të premten për herë të parë që kur u hoqën akuzat për vrasje nga pakujdesia kundër aktorit 66-vjeçar.

I nominuari për Oscar, ishte në Sorrento, Itali duke filmuar skenat për rolin e tij në Last Night in Sorrento. Nuk dihet shumë për projektin e shkruar dhe drejtuar nga Alessandro Derviso.

Luisa Rubino e Narcos: Mexico, gjithashtu do të luajë në thriller së bashku me aktorin  e Under the Toscan Sun, Vincent Riotta, sipas Positano News. Një ngacmues i filmit do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Kanë në maj, teksa projekti është në kërkim të distributorëve.

Në janar, Baldwin ngriti një padi civile, duke akuzuar disa njerëz në zyrën e Prokurorit të Qarkut të Santa Fe, New Mexico për ndjekje me qëllim të keq dhe shkelje të të drejtave civile, pasi ai u akuzua për vrasje të pavullnetshme mbi vdekjen e kinematografes Rust, Halyna Hutchins.

Në vitin 2021, Baldwin qëlloi një armë në set, e cila supozohej që nuk ishte e mbushut me plumba të vërtetë.

Baldwin pretendoi se ai nuk kishte tërhequr këmbëzën, por gjithsesi qëlloi armën. Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe regjisori Joel Souza.

Në dosjen gjyqësore, aktori dhe ekipi i tij ligjor akuzuan prokurorët se u përpoqën të 'akuzonin Baldwin për veprimet  e të tjerëve, pavarësisht nga provat apo ligji,' sipas Associate Press.

Ata akuzuan gjithashtu prokurorët dhe hetuesit se synonin Alec për përfitime profesionale ose politike. Baldwin po kërkon dëme të papërcaktuara ndëshkuese, dëmshpërblime, tarifa dhe interesa avokatësh.

 

 

Të këshilluara

Justin Bieber: Kam probleme zemërimi

Justin Bieber pranoi se ka "probleme zemërimi" dhe se nuk e pëlqen veten kur bëhet "joautentik". Këngëtari i popit postoi një sërë mesazheshl në rrjetet soci...

11:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI