Flash

Alimehmeti: Jam pro listave të hapura, por kryesia e PD duhet të shpjegonte vendimet

Lapsi.al 13 March 2025
Alimehmeti: Jam pro listave të hapura, por kryesia e PD duhet të

Edhe pse ishte ndër më të votuarit në primaret e Partisë Demokratike, demokrati Ilir Alimehmeti u la jashtë listës së mbyllur. Lidhur me këtë vendim të Kryesisë, Alimehmeti tha në një intervistë në Klan News se ai ka qenë gjithmonë pro listave të hapura.

“Unë kam qenë gjithmonë pro listës së hapur edhe në total. Kur në Korrik u vendos reforma zgjedhore ashtu siç u vendos me këtë listën e hapur, listën e mbyllur e me radhë, kam thënë shumë qartë se ka qenë jashtë pritshmërive të njerëzve.

Patjetër edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte pro listës së hapur që "de fakto" hapi listën dhe pastaj në Korrik erdhi ligji dhe u vendos ashtu siç u vendos. Por këto janë rregulla loje, pra ne një ligj mund të na pëlqejë ose jo, mua nuk më pëlqente.

Unë e doja krejt të hapur, por megjithatë ne do t’i zbatojmë ligjet, pra jemi në një parim ku sundon shumica dhe duhet t’i bindesh asaj gjëje. Unë gjithmonë kam pasur interes dhe kam parë sfidat e vështira dhe ju kam dalë përballë, me Covid e me rradhë. Lista e hapur është sërish një sfidë e vështirë, nuk e diskutoj. Lista e hapur është meritokraci e plotë”, - shprehet Alimehmeti.

Megjithatë ai tha se Kryesia e PD duhet ta shpjegonte më qartë se pse morri këto vendime.

“Kryesia duhet ta shpjegonte më qartë këtë se pse morri këto vendime. Unë mendoj që Kryesia kishte hapësirë për ta shpjeguar, por ishte tagër i saj, tagër që ja dhamë edhe ne me vendim të Këshillit Kombëtar”, - theksoi Alimehmeti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI