Flash

Miliona euro për “votën e diasporës”, emigrantët ankohen për të dhënat personale

Lapsi.al 13 March 2025
Miliona euro për “votën e diasporës”, emigrantët

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes ankesën e një emigranti shqiptar me banim në Firence, Itali. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Ideal Mujo, i cili është regjistruar në platformën e KQZ-se, për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të datës 11 maj2025. Ai thotë se, 2 ditë pasi u regjistrua në këtë platformë, në adresën e tij zyrtare të e-mailit mbërritën dhjetëra mesazhe nga një kandidat për deputet dhe forcave politike që garojnë në zgjedhje.

Ai thotë se, para se të regjistrohej, askush nuk e ka kontaktuar dhe se adresa e tij personale e e-mailit ka qenë private dhe s’e ka ditur askush. “Në e-maile shkruajnë për të ndihmuar një kandidat i quajtur Johan Hoxha. Nuk e di se cilës parti i përket, po aty shkruajnë që ne t’na ndihmojnë për t’u regjistruar apo për mënyra të tjera” thotë ai.

“Problemi është se, mua më kontaktuan pasi u regjistrova. Direkt nuk më thanë se për kë të votoj, por ata hapën grupe në e-mail dhe futën edhe adresën time. Shkruajnë se do të ndihmojmë për mënyrën e regjistrimit” thotë qytetari, i cili shpreh indinjatë se të dhënat e tij kanë dalë në “shitje”. “Unë ju kontaktova se, para se ne të aplikonim në KQZ, na u ‘premtua’ se të dhënat janë personale. Por jo, pasi ato janë shpërndarë” thotë qytetari.

Fiksi verifikoi në internet për emrin e z. Johan Hoxha, duke gjetur disa video të shpërndarja nga platforma e Partisë Socialiste “deputeti që duam”. Sipas PS-së, platforma synonte ofrimin e qytetarëve të përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë, me njerëz dhe ide të reja.

Kandidati Johan Hoxha konkurroi në nënkategorinë “për diasporën”, duke synuar edhe emrin në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Por, emri i tij nuk ishte në këto lista, të cilat u bënë publike mbrëmjen e djeshme!

Pas ankesës, Fiks Fare kontaktoi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i drejtuar disa pyetje. Pyetjes nëse forca politike apo kandidatë për deputetë kanë akses në platformë, KQZ thotë se “asnjë forcë s’ka akses, vetë, personeli i autorizuar dhe trajtimi i kërkesave është kryer në një ambient të survejuar me kamera 24 orë në 7 ditë të javë”. Emisioni e pyeti KQZ-së se si veprohet për regjistrimin e emigrantëve, teksa përgjigja është se procesi është individual dhe se ndihma iu është dhënë me telefon nga Komisioni, me e-mail apo edhe në adresën e internetit.

Por, a janë shpërndarë këto të dhëna nga KQZ? Organi që kontrollon dhe administron votën thotë se të dhënat personale ruhen sipas ligjeve dhe protokolleve. Madje, personeli është i kufizuar dhe nënshkruan edhe një deklaratë konfidencialiteti kur merr detyrën.

“Të dhënat që ndahen me palë të treta, veç KQZ që menaxhon procesin e votimit nga jashtë, janë vetëm të dhëna statistikore (gjini, moshë, statusi i kërkesës, data e aplikimit etj). Këto të dhëna ndahen me partitë politike, organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare” thotë Komisioni.

Por, nga i morën forcat politike apo kandidatët numrat e telefonit apo adresat e e-mailit?! KQZ i përgjigjet kësaj pyetje se “është përdorur numri personal dhe e-maili vetëm për qëllime të regjistrimit dhe se KQZ nuk mban kontakte me asnjë parti, forcë politike apo kandidat për deputet”.

Pyetja e fundit që Fiksi i drejtoi Komisionit ishte se çfarë masash ka marrë KQZ për këtë fenomen? “Platforma garanton sigurinë në nivelin më të lartë dhe verifikon identitetin e shtetasve që aplikojnë si votues nga jashtë vendit”.

Nëse nuk ua ka dhënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga i morën të dhënat e qytetarit Ideal Mujo forcat politike dhe kandidati për deputet?! Sipas informacionit që disponon Fiks Fare, Platforma e Regjistrimit të Emigrantëve është ngritur nga KQZ disa muaj më parë. Në nëntor 2024, Komisioni akordoi një shumë prej 2.1 milionë eurosh për t’a krijuar. Ditët e fundit, institucioni që kontrollon dhe numëron votën, hapi një tjetër procedurë, me vlerë 1.1 milionë euro, për suport dhe përditësime të kësaj platforme.

Pavarësisht se paratë nuk kanë munguar, emigrantët kanë akuza se të dhënat e tyre janë “shitur”! Ashtu siç ka ndodhur rëndom në të kaluarën me institucionet e tjera, që kanë publikuar të dhënat personale të qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri; si pagat, numrat e telefonit, gjendja gjyqësore apo edhe kalimet kufitare!/ Top Channel

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI