Flash

Dyshohet për pjesëmarrje në vrαsje, kush është e dashura e Safet Bajrit që u arrestua

Lapsi.al 13 March 2025
Dyshohet për pjesëmarrje në vrαsje, kush është e

Është zbardhur identiteti i vajzës, e cila është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrαsjen e Fatbardh Licit më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras në Shkodër. Bëhet fjalë për Eria Ago, një emër i njohur në fushën e showbizz, por edhe për telashet me drejtësinë që ka pasur në të kaluarën.

Në kohën e vrasjes së Licit ajo dyshohet se ka qenë e dashura e Safet Bajrit (Rustemit), i cili është një prej të akuzuarve kryesorë në atë ngjarje. Ajo akuzohet nga SPAK për përkrahjen e autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe se aktualisht raportohet se ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

U arrestua nën dyshimet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh

Në dosjen e SPAK thuhet se “më datë 10 Gusht 2018, në orët e para të mëngjesit, Safet Bajri (Rustemi), Astmer Bilali dhe E.A., e dashura e Safet Bajrit janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, njëri i markës “Benz” me targë AA 989 TE, në përdorim të Safet Rustemit dhe tjetri i markës “Volkswagen” me targë AA 383 PN, në përdorim të Denis Brajoviq.

Kush është Eria Ago, ish-missi që ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit? - Kronike

Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur të markës ‘Benz’ ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Automjet me të cilin janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, këtu ku pothuajse çdo ditë, në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, që është njëkohësisht edhe xhaxhai i Ibrahim Licit.

Pasi kanë parë që viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit, automjeti është afruar pranë tij. Këtu nga dera e pasagjerit ka zbritur, dyshohet Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur”.

PHOTO / Collaborator in the murder of Lici, Safet Bajri's girlfriend is the famous FORMER MISS! She also appeared in the wiretaps of "Zog of Tirana"

Fillimisht u raportua se Eria Ago është pronare e një dyqani në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, por në botën e spektaklit ajo njihet edhe si modele dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss Tourism Quin 2013”.

Përfshirja e Eria Ago në problemet me drejtësinë daton dhe më herët. Ajo është përmendur edhe në përgjimet që çuan në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” si të përfshirë në një rrjet prostitucioni në vitin 2020.

Pèrgjimet e Zogut, reagon ish-miss Albania, Eria Ago: Shpífje, hedhin bàltë mbi figurën time publike, jo se dua të móhoj - Art&Argëtim

Në atë kohë Ago reagoi duke thënë se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj dhe se nuk kishte nevojë për para. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI