Flash

BIRN: Situata kritike në landfillin e Sharrës paralajmëron një krizë të re mjedisore

Lapsi.al 12 March 2025
BIRN: Situata kritike në landfillin e Sharrës paralajmëron

Në Tiranë, një krizë e re mjedisore është në prag për shkak të ezaurimit të kapaciteteve në landfillin e Sharrës, thuajse dy vjet pas sekuestrimit për shkak të skandalit korruptiv të inceneratorëve. Pesë bashkive që depozitojnë mbetjet në Sharrë u kërkohet që të fillojnë ndarjen në burim, një proces i kushtueshëm dhe i pamundur për t’u realizuar në një kohë të shkurtër.

Gati dy vjet pasi u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme, landfilli i Sharrës në periferi të Tiranës ndodhet në një situatë kritike. Mbetjet e groposura prej vitesh nga pesë bashki të vendit kanë krijuar një mal të lartë mbeturinash, ndërsa makineritë e tonazhit të rëndë përpiqen që të krijojnë hapësira të reja për depozitim.

Sipas një shkrese që administratori shtetëror i kompanisë “Integrated Energy”, Indrit Karaj, u dërgoi në shkurt pesë bashkive të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë, kapacitetet depozituese në këtë landfill janë në prag të ezaurimit. Ai ofroi si zgjidhje ndarjen e mbetjeve në burim për të shmangur një emergjencë të re me pasoja të rënda mjedisore.

“Ezaurimi i kapaciteteve do të sillte pamundësimin e pranimit të mbetjeve dhe do të përballeshim me një situatë kritike, e cila do të kërkonte zgjidhje alternative nga ana juaj për të garantuar depozitimin. Të ndodhur përballë kësaj situate problematike, lutemi në bashkëpunimin tuaj për të nisur me zbatimin e praktikave për ndarjen e mbetjeve në burim….,” - thuhet në dokument.

Ndarja e mbeturinave në burim nënkupton që çdo familje të diferencojë për qëllime riciklimi plastikën, qelqin, letrën dhe llojet e tjera të mbetjeve, duke reduktuar sasinë që dërgohet për asgjësim në landfill. Por ky proces kërkon investime në infrastrukturë dhe ndërgjegjësimin e publikut, dhe ndonëse është e përcaktuar në ligj, nuk është realizuar asnjëherë në Shqipëri.

Gjatë dekadës së fundit, strategjia e menaxhimit të integruar të mbetjeve u la në harresë, pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi të shpenzonte miliona euro për ndërtimin e tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Tre kontratat koncesionare përbëjnë një ndër aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit, ndërkohë që inceneratorët ose nuk funksionuan, ose nuk u ndërtuan asnjëherë si në rastin e Tiranës.

Landfilli i Sharrës është venddepozitimi më i madh në Shqipëri dhe pranon mbetje nga bashkitë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Vorës dhe Kamzës. Detyrimet ndaj kontratës koncesionare, që mbahet ende në fuqi, kanë sjellë rritje të kostove për bashkitë, ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk ka zgjidhje alternative për depozitimin e mbetjeve.

Në Bashkinë e Kavajës është ngritur një grup pune për të adresuar shqetësimet e administratorit të landfillit të Sharrës, por ndarja e mbetjeve në burim konsiderohet e pamundur për t’u realizuar në një kohë të shkurtër.

Sekretari i Përgjithshëm, Arti Çiçolli i tha BIRN se ndërsa shpenzon 1.2 milionë euro në vit për depozitimin në Sharrë, bashkia e Kavajës e ka të pamundur të investojë para të tjera për riciklimin.

“Shteti shqiptar ka pasur historikisht një strategji të vetën për ndarjen e mbetjeve në burim, por nuk është realizuar në asnjë bashki dhe në asnjë moment. Dhe tani t’u shtosh këtyre kostove edhe një kosto tjetër të ndarjes në burim, këtu është një projekt i dështuar në thelb,” tha Çiçolli.

Për ekspertët e mjedisit, emergjenca mjedisore e shkaktuar nga afera korruptive e inceneratorëve ishte e pritshme dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria.

“Menaxhimi i Sharrës do të duhej të kishte filluar që dy vjet më parë, sot jemi shumë vonë. Në momentin që filloi konfiskimi i Sharrës, do të duhej patjetër nga qeveria që të mendohej se si do të funksiononte ky aset. Sepse nuk është projektuar si landfill, është projektuar për të qenë incinerator dhe nuk mund të zgjaste pafundësisht,” - thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit dhe ish-zv.ministre.

“Menaxhimi i mbetjeve ne Shqipëri është sot më kaotik se 10 vjet më parë, pikërisht për këtë arsye. Pasi ne nuk mund të përdorim landfillet dhe kapacitetet ku është investuar sot shteti shqiptar. Janë të mbinbgopura,” - përfundoi ajo. /Reporter.al

Të këshilluara

Lista e PS për Tiranën

Ogerta Manastirliu ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës. “Një skuadër që kombinon përvojën dhe...

21:35

Kandidatët e PS për Durrësin

Qarku Durres Lista e Mbyllur Klodjana Spahiu Milva Ikonomi Loer Kume Skënder Pashaj Aurora Mara Lista e Hapur  Arkend Balla Alban Xhelili ...

21:17

Lista e PS për Elbasanin

QARKU ELBASAN Lista e Mbyllur  Arbjan Mazniku Bora Muzhaqi Adi Qose Evis Kushi Ermal Elezi Lista e Hapur Aulona Bylykbashin Florent ...

21:08

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI