Flash

Pakënaqësitë në PD/ Berisha shpjegon listën: I kuptoj ata që janë zemërthyer

Lapsi.al 12 March 2025
Pakënaqësitë në PD/ Berisha shpjegon listën: I kuptoj

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetari i kësaj force Sali Berisha ka bërë një shpjegim për mënyrën se si u hatuan listat e kandidatëve për deputetë. Berisha tha se i kupton pakënaqësitë dhe se do të donte që të gjithë tyë ishin në listën e mbyllur, por vendet e saj janë të kufizuara.

"A është e drejtë kjo listë që na e imponon ose e shpiku Edi Rama në vitin 2021? Jo, nuk është e drejtë.  Ndërhyrja e bërë, bëri një gjë. Në qoftë se në të parën, për të kaluar rubikonin duhej të merrje 10 mijë vota, tani jo. Tani vendet e lira që mbeten, i merr ai që merr më shumë vota. Pra, për pjesën e hapur është bërë më e drejtë. Por përsëri duhet të ishte më e hapur, por këtë ne në dorë nuk e kishim" - tha Berisha.

LEXO EDHE: E PLOTË/ Zbulohet lista e mbyllur e kandidatëve për deputetë të PD në 12 qarqe

"Në këtë aspekt janë ndjekur parime në çdo qark, përveç Gjirokastrës dhe Kukësit, janë dërguar përfaqësues nga aleatët, 4 janë në Tiranë dhe 4 në qarqet e mëdha, por në çdo rast është mbajtur parasysh që kryetari dhe aleati të mos jenë më shumë se 40% e listës së mbyllur. 60% të lihet lokalisht deri në 80% sipas rastit. Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit, e qarkut, e rrethit dhe janë pasqyruar" - tha kreu i PD-së që për Kuvendin Kombëtar pati edhe një mesazh. 

LEXO EDHE: Ish-deputeti i PD-së i bashkohet PS dhe garon për deputet në 11 maj

"Unë e di, shumë normale që ata që kanë pritur të jenë në listë të mbyllur, por kanë mbetur në listë të hapur, të jenë të mërzitur, të jenë zemërthyer. Unë u garantoj se secili prej tyre do të doja të ishte në listë të mbyllur, por ajo aq merr. Nga ana tjetër, ajo që dua të rikujtoj këtu, një fushatë elektorale dhe një zgjedhje janë një betejë në luftën e gjatë të një politikani apo politikaneje, i cili duhet të qëndrojë i pamposhtur në betejë.

LEXO EDHE: Dash Sula: Dola i pari në Primare. Halli i Berishës është 12 maji

I pari në primaret e Tiranës, por nuk ishte në listë, tërhiqet kandidati i PD-së 

Duhet në radhë të parë në respekt të investimit që ka bërë gjer në atë moment. Në radhë të dytë në interesin më të mirë të PD-së dhe karrierës së tij. Ndaj dhe jam i bindur se njerëz të parimeve dhe idealeve, pavarësisht nga pozicioni ku e gjejnë veten në listë të hapur apo të mbyllur, do vazhdojnë me vendosmëri të madhe betejën gjer me datën 11 maj, ditën e fitores së koalicionit Shqipëria Madhështore" - e mbylli Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lista e PS për Elbasanin

QARKU ELBASAN Lista e Mbyllur  Arbjan Mazniku Bora Muzhaqi Adi Qose Evis Kushi Ermal Elezi Lista e Hapur Aulona Bylykbashin Florent ...

21:08

Lista e PS në Kukës

Qarku Kukës Lista e mbyllur Eduart Shalsi Lista e hapur Ali Hallaçi Alban Zeneli...

20:55

Lista e PS për Vlorën

QARKU VLORE  Lista e Mbyllur  Bledar Çuçi Zamira Sinaj Erjona Ismaili Pirro Vëngu Lista e Hapur Vasil Llajo Ardit Bido Gjergji Merkur...

20:46

Lista e PS në Shkodër

QARKU SHKODER Lista e Mbyllur Marjana Koçeku Onid Bejleri Xhenis Çela Bujar Rexha Lista e Hapur Edona Bilali Ervin Doda Holta Duda ...

20:32

Kandidatët e PS për Korçën

Qarku Korçë Tre deputëtë në listën e mbyllur Niko Peleshi Romina Kuko Genti Lakollari nga Devolli Lista e hapur Korçë në rend alfabetik sipas emr...

20:21

Kandidatët e PS për Beratin

Partia Socialiste ka bërë publike listën e mbyllur me emrat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, ku në krye të listës do të jetë ish-kryetari i Bashk...

20:17

Kandidatët e PS për qarkun Lezhë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar kandidatët e PS për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 11 majit. Lista e mbyllur: Ulsi Manja Ermal Pacaj (Përzgj...

20:15

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI