Flash

Ilva Gjuzi, fjalia servile që i hapi dyert e karrierës në PS

Lapsi.al 12 March 2025
Ilva Gjuzi, fjalia servile që i hapi dyert e karrierës në PS

Nëse mendoni se për të bërë karrierë në politikë duhen përvojë, ide apo vizion, jeni ende naivë. Rruga më e sigurt drejt suksesit është një fjali servile për liderin e partisë, një deklaratë që e shndërron Kryeministrin në një gjeni të pashoq, një figurë mitike që me njërën dorë hedh ngjyrat mbi telajo dhe me tjetrën shtyn para punët në qeveri. Mjafton fjalia e duhur për t’ia përkëdhelur sedrën dhe ja ku është vendi në listën e deputetëve, një karrige ministri, pse jo, një post ambasadori!

Ilva Gjuzi e ka ditur këtë rregull të pashkruar dhe ka luajtur kartën e saj në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme: “Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve” u shpreh ajo pak kohë më parë në Opinion kur iu kërkua një kritikë për liderin maksimal.

Dhe ja ku erdhi shpërblimi, me një rrugë të shpejtë nga promovimi në Asamblenë e PS-së, në listën e deputetëve e deri në postin e zëvendësministres. Sot ajo është përfshirë në listën e kandidatëve të sigurt të PS në Tiranë.

Në Shqipëri, politika nuk ka nevojë për meritokraci apo ide, por për një recitim të përsosur të fjalëve magjike: “Lideri është largpamës”, “Edi Rama është më i miri”, “Ai është vizionar”.

Kështu që, në vend që të humbni kohë me studime, me eksperiencë profesionale apo orë të gjata me punë të ndershme, mësoni artin e lëpirjes dhe do të arrini lart. Mjaft të jesh i gatshëm të thuash me buzëqeshje: “Edi Rama është përpara nesh, është më përpara se ç’duhet”. Kaq duhet! VIDEO KETU

Të këshilluara

Lista e PS për Tiranën

Ogerta Manastirliu ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës. “Një skuadër që kombinon përvojën dhe...

21:35

Kandidatët e PS për Durrësin

Qarku Durres Lista e Mbyllur Klodjana Spahiu Milva Ikonomi Loer Kume Skënder Pashaj Aurora Mara Lista e Hapur  Arkend Balla Alban Xhelili ...

21:17

Lista e PS për Elbasanin

QARKU ELBASAN Lista e Mbyllur  Arbjan Mazniku Bora Muzhaqi Adi Qose Evis Kushi Ermal Elezi Lista e Hapur Aulona Bylykbashin Florent ...

21:08

Lista e PS në Kukës

Qarku Kukës Lista e mbyllur Eduart Shalsi Lista e hapur Ali Hallaçi Alban Zeneli...

20:55

Lista e PS për Vlorën

QARKU VLORE  Lista e Mbyllur  Bledar Çuçi Zamira Sinaj Erjona Ismaili Pirro Vëngu Lista e Hapur Vasil Llajo Ardit Bido Gjergji Merkur...

20:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI