Flash

Zbulohet shkaku i vdekjes së Gene Hackman dhe gruas së tij

Lapsi.al 9 March 2025
Zbulohet shkaku i vdekjes së Gene Hackman dhe gruas së tij

Zyrtarët e New Mexico mbajtën një konferencë shtypi të premten për të dhënë përditësime mbi vdekjen tragjike të Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa.

Rezultatet nga një autopsi e kryer më 27 shkurt zbuluan se Arakawa vdiq nga sindroma pulmonare hantavirus (HPS), një virus i rrallë i transmetuar nga brejtësit. Mënyra e vdekjes ishte e natyrshme. Ndërkohë, shkaku i vdekjes së Hackman ishte sëmundja kardiovaskulare hipertensive dhe aterosklerotike dhe "dëshmitë e sëmundjes së avancuar të Alzheimerit" si një faktor i rëndësishëm kontribues.

Kryeekzaminuesja mjekësore e New Mexico, Dr. Heather Jarrell, nuk konfirmoi se aktori kishte një atak në zemër, por vuri në dukje se ai mund të kishte pasur "një ritëm jonormal të zemrës".

Sherifi Adan Mendoza beson se Hackman ishte vetëm me gruan e tij të vdekur për shtatë ditë para se të vdiste. Ai  shtoi se nuk ka "asnjë indikacion" që një çift kishte një kujdestar në shtëpi dhe "nuk kishte mbikëqyrje nga jashtë ose mbikëqyrje brenda" në pronën për të cilën policia "është në dijeni".

Detajet rreth vdekjes së Hackman dhe Arakawa kanë qenë një mister që kur çifti u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tyre në New Mexico më 26 shkurt,. Një nga tre qentë e tyre, u gjet gjithashtu i vdekur brenda banesës.

"Një individ mbërriti për të kryer mirëmbajtjen e banesës, u shqetësua pasi nuk mori përgjigje dhe kontaktoi sigurimin e lagjes për të kryer një kontroll të mirëqenies," thuhej në një njoftim për shtyp të Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe, të marrë më parë nga Page Six.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI