Flash

Rikthehet kaosi në Siri/ Mbi 1 mijë të vrαrë vetëm ditët e fundit

Lapsi.al 9 March 2025
Rikthehet kaosi në Siri/ Mbi 1 mijë të vrαrë

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, një grup monitorues i luftës thotë se të paktën 1 000 njerëz janë vrαrë si rezultat i përleshjeve të dhunshme gjatë ditëve të fundit. Sipas kësaj organizate, 745 civilë u vrαnë në 30 mαsakra që kishin në shënjestër popullsinë alavite në bregun perëndimor të premten dhe të shtunën.

Mes të vrarëve raportohet të ketë edhe shumë gra dhe fëmijë. Është e paqartë se cilët janë autorë të këtyre masakrave. Në disa raportime thuhet se janë grupet rebele që mbështesin ish-Presidentin Bashar al Asad të rrëzuar pak muaj më parë. Të tjerë pretendojnë se sivilët janë vrαrë nga forcat e sigurisë së qeverisë aktuale.

Presidenca e Sirisë ka njoftuar krijimin e një komiteti të ri, i cili do të hetojë dhe identifikojë autorët që qëndrojnë pas sulmeve ndaj civilëve që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit. Komisioni do të përbëhet nga 7 anëtarë dhe do të jetë i pavarur, shkruan presidenca në një postim në Telegram. Komiteti do të "hetojë shkeljet kundër civilëve dhe do të identifikojë ata që janë përgjegjës për to", thuhet në deklaratë.

Ka reaguar edhe OKB që thotë se po merr raporte "jashtëzakonisht shqetësuese" të dhunës në Siri dhe u kërkon udhëheqësve të rinj të vendit të ndërmarrin "veprime të shpejta për të mbrojtur sirianët". Edhe Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio, tha se autoritetet siriane "duhet të bëjnë përgjegjës autorët e këtyre masakrave".

“Shtetet e Bashkuara dënojnë terroristët radikalë islamikë, përfshirë xhihadistët e huaj, që vranë njerëz në Sirinë perëndimore ditët e fundit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah pakicave fetare dhe etnike të Sirisë, duke përfshirë komunitetet e saj të krishtera, druze, alavite dhe kurde dhe u ofron ngushëllimet viktimave dhe familjeve të tyre” – thuhet në deklaratën e Rubio. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Greva e papritur paralizon aeroportet gjermane

Pa njoftim paraprak, sindikata verdi u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevë të menjëhershme këtë të diel. Për këtë arsye, janë...

13:47

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI