Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dalja e çmendur e Roberts, 25 qepje për Mateta: “Ndërhyrja më e keqe ndonjëherë”

Lapsi.al 2 March 2025
Dalja e çmendur e Roberts, 25 qepje për Mateta:
Të shtunën, në Angli, gjatë ndeshjes së FA Cup mes Crystal Palace dhe Millwall, portieri i skuadrës mike, Liam Roberts, u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje brutale ndaj Jean-Philippe Mateta. Ai bëri një dalje të pamatur dhe të tmerrshme, me këmbën e shtrirë dhe me takat që goditën në fytyrë sulmuesin francez, i cili u rrëzua në tokë i përgjakur dhe i tronditur. Mateta iu nënshtrua oksigjenoterapisë dhe u dërgua menjëherë në spital, ku iu deshën 25 qepje për të mbyllur plagën në fytyrë: “Ndërhyrja më e keqe ndonjëherë”.

Përplasja e tmerrshme mes Mateta dhe Roberts

Këtë herë, viktima ishte Mateta, sulmuesi i Crystal Palace, dhe incidenti ndodhi pas vetëm 8 minutash lojë në FA Cup. Fillimisht, arbitri Michael Oliver nuk e ndëshkoi Roberts me karton të kuq, por pas ndërhyrjes së VAR, ai mori vendimin e duhur duke e përjashtuar menjëherë nga loja.

Mateta me 25 qepje në fytyrë: “Shpresoj të kthehem shpejt”

Gjendja e Mateta shkaktoi shqetësim të madh: ai mbeti i shtrirë në fushë i tronditur dhe i përgjakur, duke detyruar stafin mjekësor t’i jepte oksigjen përpara se ta nxirrnin me barelë. Frika për një dëmtim edhe më të rëndë ishte e madhe, por për fat të mirë ai shpëtoi me “vetëm” 25 qepje për të mbyllur plagën e thellë në fytyrë. Vetë Mateta, disa orë pas ndeshjes, i siguroi tifozët për gjendjen e tij përmes një postimi në Instagram: “Faleminderit për të gjitha mesazhet e bukura. Jam mirë dhe shpresoj të kthehem shpejt, më i fortë se kurrë. Punë e shkëlqyer djem, ju dua!”, duke iu referuar edhe fitores së Crystal Palace.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Crystal Palace Football Club (@cpfc)

“Ndërhyrja më e keqe e parë ndonjëherë në një fushë futbolli”

Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, dha më shumë detaje për ngjarjen dhe për gjendjen e Mateta: “Ai rifitoi ndjenjat dhe u dërgua në spital. Gjendja e tij duket e rëndë dhe për fat të keq fytyra e tij duket tmerrësisht e dëmtuar. Ishte një dëmtim serioz dhe shpresojmë që të shërohet sa më mirë. Për të qenë i sinqertë, nuk mund ta shikoja skenën, ishte e tmerrshme, vërtet e tmerrshme, tepër e rrezikshme. Ishte një ndërhyrje dramatike”, tha Glasner, duke përforcuar edhe mendimin e presidentit të klubit: “Kjo është ndërhyrja më e keqe që kam parë ndonjëherë në një fushë futbolli”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI