Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Al Nassr refuzon të luajë në Iran: dashuria e tyre për CR7 është jashtë kontrollit

Lapsi.al 1 March 2025
Al Nassr refuzon të luajë në Iran: dashuria e tyre për CR7
Al Nassr ka kërkuar zyrtarisht të mos udhëtojë në Iran më 3 mars për ndeshjen e Champions-it Aziatik. Sipas shortit, ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli duhet të përballet me Esteghlal-in, por klubi saudit ka dërguar një kërkesë formale për ta zhvilluar takimin në një fushë neutrale. Arsyeja kryesore lidhet me sigurinë, veçanërisht për Cristiano Ronaldon. Në Iran, CR7 është kthyer në një figurë të adhuruar në mënyrë ekstreme, shpesh duke krijuar situata të pakontrollueshme. Në vitin 2023, kur Al Nassr vizitoi Teheranin për një ndeshje tjetër të Champions-it Aziatik, mijëra tifozë iranianë u mblodhën poshtë hotelit ku qëndronte Ronaldo, duke kënduar e festuar gjatë gjithë natës, duke mos e lënë të flejë. Për të shmangur një situatë të ngjashme, më 17 shkurt – në një tjetër udhëtim në Teheran – Pioli vendosi ta linte CR7 pushim, duke mos e përfshirë në ndeshje.

Kërkesa e Al Nassr refuzohet nga Esteghlal

Duke pasur parasysh përvojën e kaluar, klubi saudit dërgoi një leter zyrtare Esteghlal-it, ku shkruhej: “Duke marrë parasysh eksperiencën e keqe të Ronaldos në Teheran herën e fundit, ndeshja duhet të zhvillohet në një fushë neutrale”. Por, sipas agjencisë së lajmeve arabe, kjo kërkesë është refuzuar menjëherë, pasi vendimi nuk u takon klubeve, por organizatorëve të Champions-it Aziatik. Portali iranian Varzesh3 raporton se Esteghlal e ka hedhur poshtë kërkesën, duke deklaruar se masat e duhura të sigurisë janë marrë për të siguruar një qëndrim të qetë për CR7 dhe skuadrën në Teheran.

Çfarë ndodh në Teheran kur mbërrin Ronaldo?

Frika e Al Nassr është e justifikuar nga ajo që ndodhi në 2023, kur skuadra luajti në Teheran kundër Persepolis-it. Mijëra tifozë iranianë kaluan gjithë natën jashtë hotelit të Ronaldos, duke kënduar dhe brohoritur emrin e tij. Situata doli jashtë kontrollit, deri në atë pikë sa Ronaldo u detyrua të dilte në dritare për t’i qetësuar, duke bërë me shenjë se kishte nevojë të flinte para ndeshjes. Ky incident ndikoi në përgatitjet e Al Nassr edhe në ndeshjen e 17 shkurtit, kur Pioli vendosi ta linte Ronaldon pushim, për të shmangur një skenar të ngjashëm. Por me refuzimin e kërkesës për fushë neutrale, Al Nassr duket se do të duhet të përballet edhe një herë me çmendurinë e tifozëve iranianë për CR7.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI