Flash

Ankthi i dëmtimeve e ambicjet kuqezi: 12 ndeshje në mars për ekipet Kombëtare

Lapsi.al 1 March 2025
Ankthi i dëmtimeve e ambicjet kuqezi: 12 ndeshje në mars për

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga Kombëtarja A dhe tek ekipet kombëtare të moshave për djem e vajza, si dhe përfaqësuesja e Futsallit. Sigurisht bashkë me ambicjet për rezultatet në të gjitha nivelet, ankthi më i madh është për lojtarët e dëmtuar të ekipit të parë, nga Broja te Manaj.

Kombëtarja A do të rikthehet sërish në fushë pas pak javësh, pas një periudhe thuajse 4-mujore pa grumbullim. Një fushatë e re eliminatoresh për Kampionatin Botëror 2026, kundërshtarë të rinj, transferta emocionuese dhe rikthim në shtëpi. Shqipëria do të përballet me Anglinë më 21 mars në “Wembley”, ndërsa më 24 mars do të presë Andorrën në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

U-21

Edhe ekipi kombëtar U-21 ka në plan dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji. Më 21 mars, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë po në transfertë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”. Dy miqësore shumë të rëndësishme për skuadrën e 21-vjeçarëve dhe stafin kuqezi, për të krijuar dhe konsoliduar grupin kuqezi si edhe për të zbuluar elemente të reja.

U-19

Dy miqësore do të luhen edhe nga ekipi kombëtar U-19. Shqipëria, e drejtuar nga Julian Ahmataj, do të përballet me Maqedoninë e Veriut më 21 dhe 23 mars. Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Skënderbeu”.

Lexo më tej: Sylvinho ndjek Inter në Firence, por takohet me Ismajlin: “Je gati për në mars?”

Në datat 19, 22 dhe 25 mars do të zhvillohet në Shqipëri raundi i dytë i ndeshjeve të grupit B6 të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Azerbajxhani dhe Uellsi. Kuqezinjtë e Andrea Tedescos do të përballen me Azerbajxhanin më 19 mars, ndërsa më 25 mars do të luajnë kundër Uellsit.

FUTSALL

Edhe Kombëtarja e Futsallit do të rikthehet në sallë këtë muaj, me ndeshjen e radhës kundër Kazakistanit që do të luhet në transfertë më 7 mars.

Sakaq, ekipi kombëtar i vajzave U-17 do të luajë në Andorrë ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë kategori. Shqipëria është pjesë e grupit B3, së bashku me Andorrën pritëse, Izraelin dhe Bjellorusinë. Më 4 mars, vajzat kuqezi do të përballen me Izraelin, ndërsa tre ditë më vonë do të luajnë ndaj Andorrës. Ndeshja e tretë dhe e fundit e Shqipërisë është ajo ndaj Bjellorusisë më 10 mars.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI