Flash

Hakmarrja e Isco, Betis përmbys Real Madrid: Atletico mund ta parakalojë

Lapsi.al 1 March 2025
Hakmarrja e Isco, Betis përmbys Real Madrid: Atletico mund ta

Java e 26-të e La Ligës solli një surprizë të madhe me humbjen e Real Madrid në Sevilje. Betis i drejtuar nga Manuel Pellegrini triumfoi 2-1 ndaj “Los Blancos”, duke i dhënë mundësinë Atletico Madrid të parakalojë skuadrën e teknikut Ancelotti në renditje, nëse fiton ndaj Bilbaos. Protagonisti kryesor i sfidës ishte Isco, ish-lojtari i Realit, i cili fillimisht asistoi për golin e barazimit të Kartozos dhe më pas shënoi me penallti golin vendimtar.

Betis 2-1 Real Madrid

Pas fitores 2-0 ndaj Gironës, Real mbërriti në stadiumin “Benito Villamarín” me objektivin për t’u shkëputur në krye të tabelës dhe për të vënë nën presion Barcelonën, e cila luan ndaj Real Sociedad. Ancelotti hodhi në fushë treshen sulmuese Vini Jr., Mbappe dhe Rodrygo, por sërish nuk kishte në dispozicion Bellingham të pezulluar.

Megjithatë, avantazhi i madrilenëve erdhi nga një kombinim mes Mendy dhe Brahim Diaz, i cili shënoi në minutën e 10', pas një asisti të shkëlqyer të francezit. Por Betisi nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 34-të me një goditje me kokë të Cardoso pas një krosimi perfekt nga Isco. Skuadrat shkuan në pushim në barazim 1-1, ndërsa Real mund të kishte pësuar edhe një tjetër gol, por Courtois ndali sërish Cardoso në kohën shtesë.

Lexo më tejDy euroderbi në 1/8 e Champions: Real përplaset me Atletico e Bayern me Leverkusen

Pjesa e dytë nisi me presion nga Betis, i cili përmbysi gjithçka në minutën e 54'. Rudiger shkaktoi një penallti ndaj Rodriguez dhe Isco e ktheu në gol duke i dhënë avantazhin vendasve. Betis dominoi vazhdimin e lojës, me Cucho Hernandez që i shkoi shumë pranë golit të tretë në minutën e 67'. Fitorja 2-1 e ngjit Betis në kuotën e 38 pikëve, duke regjistruar një tjetër triumf të madh pas atyre kundër Barcelonës dhe Atletiko Madridit. Nga ana tjetër, Real pëson një disfatë të rëndë në garën për titull, pasi mbetet me 54 pikë dhe rrezikon të shohë Barcelonën të shkëputet në +3.

Rayo Vallecano 1-1 Sevilla

Një sfidë e ekuilibruar u zhvillua në “Vallecas”, ku pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me shumë pak raste të rrezikshme. Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, kur Ratiu shënoi për vendasit në minutën e 55'. Sevilla reagoi dhjetë minuta para fundit të ndeshjes me një gol të Lukebakio, ndërsa në minutën e 84', Lejeune iu afrua golit të fitores për Vallecano, por goditja e tij u ndal nga Nyland. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, me Rayo që shkon në 36 pikë dhe Sevilla në 33.

Girona 2-2 Celta Vigo

Në stadiumin “Montilivi”, Girona kaloi në avantazh në minutën e 21' me një gol të Tsygankov, pak sekonda pasi Romeu goditi shtyllën. Por Celta Vigo barazoi në minutën e 37' me një gol të Losada. Në fillim të pjesës së dytë, miqtë përmbysën gjithçka në minutën e 51', kur David Lopez shkaktoi një penallti dhe Marcos Alonso shënoi nga pika e bardhë. Megjithatë, Girona nuk u dorëzua dhe në minutën e 70', një goditje me kokë e Yangel Herrera i dha skuadrës vendase barazimin 2-2. Me këtë rezultat, Celta Vigo shkon në 33 pikë, ndërsa Girona në 32.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI