Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Teuta i përmbys mes polemikave, Tirana e parafundit: Shkëmbi akuzon arbitrin

Lapsi.al 22 February 2025
Teuta i përmbys mes polemikave, Tirana e parafundit: Shkëmbi akuzon

Teuta arriti një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës me rezultatin 2-1 në një ndeshje plot polemika. Ndeshja filloi me një moment tensioni, kur Beshiraj shënoi në minutën e 4', por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Më pas bardheblutë shënuan të parët, por pësuan rikthimin e durrësakëve dy minuta nga fundi. Tekniku Bledi Shkëmbi në fund të ndeshjes e ka patur gjithë keqardhjen me arbitrin: "Biseda me arbitrin? Unë i thashë që duhet të japësh karton me aq sa dimë e kemi luajtur, sipas rregullores. Por arbitri më sqaroi që nëse do të flasësh prapë, do të jap ty karton".

[video width="680" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b9f815d2264.mp4"][/video]

Për sa i përket ndeshjes, Teuta pasi pa ti anulohet një gol e gjeti veten madje në disavantazh. Tirana arriti të kalojë përpara në minutën e 13' me një gol të Jarmouni, i cili zhbllokoi shifrat. U duk një tjetër rezultat pozitiv pas rikthimit të teknikut Shkëmbi, por Teuta reagoi shpejt. Katër minuta më vonë, Simeu shënoi golin e tij të parë në Superiore, duke barazuar rezultatin dhe duke frikësuar bardheblutë. “Më e rëndësishme është për skuadrën - tha Bledar Hodo që debutoi me fitore në pankinë, pas largimit të Devollit -. Kemi javë e javë që nuk bëjmë gjumin e qetë. Ishte ndeshje tensioni, u pa në lojë që na mungonte zotërimi i topit, qetësia, bënim gabim pasime shumë të thjeshta. Kjo është arsyeja pse ndodh se skuadra ka shumë tension. U mundëuam t’i heqim tensionin, por ndodhi. Jam i gëzuar për faktin që mora tre pikët, por kemi shumë punë dhe probleme që duhet të rregullojmë".

[video width="710" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b9f8d5a30c5.mp4"][/video]

Akuzat e Shkëmbit

Tirana nuk arriti të godiste në disa mundësi, edhe pse ndërprerja e lojës ishte frekuente dhe nervozi pankinën dhe lojtarët kryeqytetas: "Unë nuk jam fare i tensionuar, fare, fare. Por më vjen keq se ka momente, gabon. Nëse arbitri do të vazhdonte lojën disa herë, mund të shënohej, gol, a jeni dakord? Kjo më vjen keq, pastaj gabime taktikisht, teknikisht kemi bërë, kam bërë unë në çdo ndeshje e do bëj gjithmonë se nuk mendoj se jam i kulluar", tha Shkëmbi.

Lexo më tej: Habit Egnatia, mundet nga vendi i fundit:Dajsinani pret një penallti, por jo të dytën

Në minutat e fundit të ndeshjes, dukej se sfida do të përfundonte në barazim. Por Kotobelli fitoi një penallti në minutën e 88', e cila u shndërrua në gol nga Lloci, duke i dhënë Teutës një triumf dramatik dhe parakalimin e Tiranës. "Si kalohet? Mendoj se vetëm fryma e grupit, cilësitë janë këto që janë, po të bëhen çunat bashkë, të gjtihë të bashkuar të sakrifikojmë e luftoijmë. Kampionatin e njohim. Ky kampionat po nuk pate luftë, dëshirë, shpirt gare, je i mbaruar", tha Hodo.

Kështu, Teuta e lë pas Tiranën dhe ngjitet në vendin e 8-të në renditje, duke treguar një shpirt luftarak dhe aftësi për të rikuperuar.

[video width="660" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67ba0d9062a19.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI